Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Programi EU4Culture zbulon një sekret të ri nën Kalanë e Bashtovës

22:56 - Tetor 22, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në anën e djathtë të hyrjes kryesore të Kalasë së Bashtovës në Rrogozhinë, në atë që besohej të ishte një nga kullat, arkeologët kanë zbuluar një kullë-portë uji, ose portin lumor të kalasë, i cili e lidhte atë me kanalin e lumit, duke mundësuar transportimin e mallrave nga kalaja drejt detit dhe porteve të tjera.

Ky është një nga zbulimet kryesore të një projekti njëvjeçar restaurimi, i mbështetur nga EU4Culture. Projekti, i paraprirë nga gërmime dhe kërkime arkeologjike, synonte të kuptonte më mirë kalanë fushore prej 5.400 m², e ndërtuar diku në shekullin XV.

“Kjo është shumë e rëndësishme. Le të mendojmë si dukej kjo hapësirë 500 vjet më parë, kur u ndërtua. Lumi Shkumbin është sot relativisht afër, deti po ashtu, ndërsa midis tyre tani ka fusha dhe pyje. Gjatë gërmimeve, arkeologët tanë zbuluan se niveli origjinal i dyshemesë së kalasë ndodhet 1.7 metra nën nivelin aktual,” – thotë Lejla Hadžiç, Këshilltare për Trashëgiminë Kulturore në UNOPS Albania, partneri zbatues i programit EU4Culture.
“Tani kuptojmë se e gjithë zona ka qenë gati dy metra më e ulët, që do të thotë se lumi ka ardhur shumë më afër kalasë. Kjo e shpjegon pse kalaja ka qenë me shumë gjasë në brigjet e lumit. Kjo e forcon idenë se kalaja fushore u ndërtua si një pikë mbrojtëse e vogël, ku tregtarët dhe prodhuesit e zonës vinin për të shkëmbyer mallra,” – shton ajo.

Nga kullat e kalasë mund të shihej i gjithë territori përreth, një zonë e mbrojtur me sipërfaqe 646.000 m². Dikur, ajo shërbente si një nyje tregtare që lidhte njerëz, qytetërime dhe kultura, ku tregtoheshin drithë dhe tekstile. Kalaja u ndërtua nga Venetikasit, e më pas u pushtua nga Osmanët, të cilët ndërtuan një xhami dhe rindërtuan një pjesë të anës perëndimore.
Gjatë kërkimeve pranë një prej kullave, arkeologët zbuluan gjithashtu një pjesë të një rruge që mund të ketë lidhur kalanë me Via Egnatia-n.

“Një nga sondazhet pranë hyrjes dha të dhëna shumë interesante. Gërmimet zbuluan se kulla rrethore kishte pesë nivele dyshemeje dhe një çati druri. U gjetën gjithashtu gjurmë zjarri, që tregojnë se ajo është djegur në një periudhë të caktuar. U identifikuan lloje të ndryshme frengjish mbrojtëse, dhe përreth u gjet një sasi e madhe predhash topi, si prej hekuri ashtu edhe prej guri, që konfirmojnë funksionin mbrojtës të kullës për një periudhë të gjatë,” – shpjegon Hadžiç.
Gërmimet u drejtuan nga Prof. Lorenc Bejko dhe Prof. Iris Pojani. Zona u konfirmua si një pikë lidhjeje tokësore dhe ujore me Lindjen dhe Perëndimin.

Zbulime të tjera të rëndësishme u arritën nga puna e Institutit të Konservimit të Universitetit të Arteve të Aplikuara në Vjenë. Gjeologët dhe konservatorët e gurit mblodhën rreth 15 mostra llaçi, tulle dhe guri për analiza që ndihmuan në projektin e konservimit. Një nga rezultatet më interesante erdhi nga testi i termolumineshencës mbi mostrat e tullave.

“Profesori Gjerak Karaiskaj ka deklaruar se kalaja u ndërtua midis 1467 dhe 1478. Testi i termolumineshencës datoi tullat në fillim të shekullit XVI, ndërsa kalaja u ndërtua në fund të shekullit XV. Megjithatë, testet mbi tullat e marra nga një pjesë e murit të rindërtuar më vonë dhanë rezultate të ndryshme, duke e datuar atë pjesë në mesin e shekullit XVIII, ndërkohë që burimet historike tregojnë se Osmanët e rindërtuan atë në fillim të shekullit XVI. Kjo kërkon studime dhe testime të mëtejshme,” – thotë Hadžiç.

Gërmimet arkeologjike u kryen në 11 pika të ndryshme brenda kalasë (me gjithsej 15 sondazhe) përpara punimeve të konservimit, për të përcaktuar nëse çarjet në nivelin e themeleve ishin ende aktive. Këto gërmime çuan në zbulime kyçe: dyshemenë origjinale, portin lumor, kullën rrethore dhe lidhjen me Via Egnatia-n, duke treguar se si kalaja mbështeste zonën përreth.

Në lidhje me portin, Hadžiç thekson se ky është “zbulimi më i rëndësishëm dhe i pari i këtij lloji për këtë kala. Ajo që nevojitet në të ardhmen janë gërmime më të mëdha në rrugën e zbuluar, në kullën rrethore, dhe ndoshta në fushën përreth për të kuptuar plotësisht portin dhe strukturën e mureve të kanalit lidhës.”

Në fund të procesit të konservimit, të gjitha muret e fortifikimit u konsoliduan dhe u ruajtën. Teknikat dhe materialet e përdorura u bazuan rreptësisht në analizat e Institutit të Konservimit në Vjenë, me përmasa dhe përbërje identike me ato të testuara në laborator. Për të siguruar një përvojë të sigurt dhe të këndshme për vizitorët, u instaluan parmakë dhe platforma ecjeje, ndërsa projekti solli edhe një shtresë të re interpretimi historik – me panele informuese klasike në terren dhe një aplikacion të realitetit të shtuar (AR) me 12 pika interaktive. Gjashtë prej tyre janë për të rriturit, ndërsa gjashtë të tjera janë pjesë e një “gjuetie thesari” për fëmijë, që përfshin mitet dhe legjendat.

“Kjo është hera e parë që realiteti i shtuar përdoret në terrenin e kalasë. Teksa ecni, mund të skanoni pikat e referencës dhe imazhet shfaqen virtualisht para jush – diçka e paprecedentë në Shqipëri,” – shpjegon Hadžiç.
E entuziazmuar për mundësitë që kjo ofron për fëmijët për të eksploruar trashëgiminë e Bashtovës, ajo nënvizon rëndësinë e krijimit të lidhjeve tërheqëse për brezat e rinj, duke i ndihmuar të vlerësojnë dhe mbrojnë këtë trashëgimi kulturore për të ardhmen.

Sipas Hadžiç, studimet e kryera para restaurimit kanë krijuar një bazë tëa fortë për propozimin që Kalaja e Bashtovës të përfshihet në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pasi ajo tashmë është një nga kandidatët e mundshëm të Shqipërisë. Duke nisur nga zbulimi i portit lumor, kalaja mund të fshehë ende shumë sekrete të tjera që presin të zbulohen.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
bashtovë eu4culture kalaja mbështetja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

BE kërkon që Facebook dhe Instagram të heqin funksionet që krijojnë varësi

10:09 - Korrik 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter