Pikiata e monedhës evropiane kundrejt lekut, duke prekur kufirin e 100 lekëve, nivelit më të ulët që prej korrikut 2023, për ekspertin Adrian Civici ka ardhur si pasojë e shtimit të turistëve, investimeve të huaja dhe qarkullimit të një sasie të madhe të euros në treg.
“Po të shikojmë këtë kurs të ri të këmbimit, është një rrjedhim logjik që ndodh në 2-3 vitet e fundit. Tendenca e 3 viteve të fundit ka ardhur në një trajektore duke u ulur. Nga analizat që bëhen janë shumë faktorë, por ajo që është e përgjithshmja, është se raporti midisa euro-lekë, tregon sasi shumë të madhe dhe rrija shumë e shpejtë e sasisë dhe disponibilitetit të eurove në qarkullim, ka bërë që leku të forcohet dhe euro të dobësohet.
Ka dhe faktorë të tjerë. Euro disponibël sa vijnë dhe shtohet, ndërkohë që leku është më i kontrolluar dhe si çdo mall tjetër i përgjigjet kërkesë-ofertës. Nëse një monedhë është në sasi të madhe natyrishte edhe çmimi i saj bie”
Edhe eksperti Mateo Spaho thotë për SCAN tv se ky zhvlerësim i euros vjen si pasojë e faktorit sezonal, si dhe investimeve të huaja direkte që kapin vlerën e 1.6 mld eurove
“Kemi një situatë ku niveli i mprteve po rritet. Jemi edhe më të euroizuar pasi rritja e imprteve krijon domosdoshmëri të përdorimit të euros më të lartë. Janë faktorë që nuk do ishte çudi që një tendencë dobësuese e euros të jetë e vijueshme për faktorin sezonal edhe për elementë të tjerë që lidhen me investimet e huaja, të cilat në Shqipëri në 2023 kanë qënë 1.6 mld euro dhe kjo do të thotë që mesatarisht është 500-600 mln euro shtesë.” thotë Spaho.
