Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Përmbytjet në Spanjë, skema shtetërore e sigurimit pritet të paguajë miliarda euro dëme

01:38 - Nëntor 5, 2024 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në fund të tetorit, përmbytjet ekstreme, të shkaktuara nga reshjet e forta të rrëmbyeshme, prekën rajonet spanjolle të Valencias, Albacete, Cuenca dhe Andaluzisë lindore. Të paktën 200 persona janë konfirmuar të vdekur, si dhe kanë ndodhur dëmtime të shumta në prona dhe infrastrukturë.

Raporti i kompanisë së sigurimeve Aon, vlerëson se dëmet e përhapura në sektorët e banimit, komercial dhe industrial, si dhe dëme të konsiderueshme motorike, do të çojnë faturën totale në mbi 1 miliardë euro. Ndikimi i plotë shtrihet gjithashtu në riparimet e rrugëve, restaurimet e ndërtesave dhe produktivitetin e humbur në rajonet e prekura.

 “Sipas një raporti nga UNESPA (shoqata e ri/siguruesve), shkalla e marrjes së sigurimeve për banesat rezidenciale në provincën e Valencias është 77%, krahasuar me një mesatare kombëtare prej 74%, përveç humbjeve të konsiderueshme nga përmbytjet në prona.”

“Edhe pse një pjesë e madhe e pagesave pritet të rezultojë nga dëmtimi në prona, një humbje e dukshme ka ndodhur edhe në bujqësi. Një pjesë më e vogël e humbjeve totale ka ndodhur për shkak të breshërit, në El Ejido, me autoritetet komunale që vlerësojnë dëmin në rreth 100 milionë euro.

Ndërkohë, një pjesë e humbjeve të siguruara do të mbulohen nga Consorcio de Compensación de Seguros (CCS), në pronësi të shtetit, e cila menaxhon skemën spanjolle të sigurimit të rrezikut të jashtëzakonshëm nga katastrofat

“Në Spanjë, mbulimi i rreziqeve të jashtëzakonshme, duke përfshirë përmbytjet dhe stuhitë e erës, është i detyrueshëm për çdo mbulim bazë sigurimi të ofruar nga kompanitë private të sigurimeve. CCS nuk merr fonde publike; në vend të kësaj, ai financohet nga një shtesë mbi primet e policës së paguar nga mbajtësit e policave dhe përmbush detyrimet e tij nëpërmjet krijimit të një rezerve,” shpjeguan ekspertët.

CSS gjithashtu mund të kompensojë një pjesë të humbjeve të siguruara në lidhje me sektorin bujqësor përmes pjesëmarrjes së saj në Seguro Agrario Combinado (SAC), një formë e bashkësigurimit, e cila mbulon kryesisht rreziqet që lidhen me klimën e pafavorshme dhe ngjarjet meteorologjike në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë.

Në një publikim më 30 tetor 2024, CCS konfirmoi se do të mbulojë dëmet e pronave dhe automjeteve që i atribuohen përmbytjeve. “CCS do të kompensojë dëmin e shkaktuar personave të siguruar dhe dëmin e mallit të siguruar, qofshin ato banesa apo komunitete pronarësh; mjete motorike; ambiente zyrash; objektet komerciale dhe shërbimit dhe prona të tjera joindustriale; industritë; dhe punët civile dhe infrastrukturat, pavarësisht nëse të gjitha mallrat e lartpërmendura janë në pronësi private apo publike.”

Si rezultat, autoritetet presin që humbjet e siguruara të shkaktuara nga përmbytjet e rënda do të absorbohen kryesisht nga CCS. “Megjithatë, duke pasur parasysh përmasat e ngjarjeve atmosferike, ne konsiderojmë se pasojat për sektorin privat të sigurimeve dhe risigurimeve do të jenë të rëndësishme, me dëme të mëdha që do të ulin ndjeshëm përfitimin e kompanive spanjolle të sigurimeve”, theksuan ekspertët. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bujqesia permbytjet ne Spanje sigurimet Valencia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

gazetar_112:32 - Korrik 24, 20260

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar “Raportin e Gjendjes në Mjedis 2025”, ku analizohet gjendja…

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter