Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Gjoba 120 mln euro ndaj Bankers, Malaj: Deri tani janë mbledhur 1.5 mln dollarë

16:54 - Qershor 11, 2026

“Shqiponja” dhe “Flamingo”, dallime shtresore në tubimet politike në Shqipërinë e sotme

16:32 - Qershor 11, 2026

Ashpërsohet konflikti SHBA-Iran, Trump paralajmëron sekuestrim të Ishullit Kharg dhe aseteve të tjera iraniane

16:03 - Qershor 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Përmbytjet dhe thatësirat mund të rrisin me mesatarisht 1.47% kreditë e këqija në sistemin financiar

10:58 - Qershor 10, 2026 Blog
Screenshot
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Prof. As. Dr. Arjeta Shpuza (Hallunovi) *

Një studim i fundit mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në stabilitetin financiar në Shqipëri, tregon se fenomenet ekstreme të klimës nuk po prekin vetëm mjedisin dhe ekonominë, por edhe sistemin bankar të vendit. Sipas analizës, një përmbytje ose thatësirë e madhe mund të rrisë mesatarisht me 1.47 pikë përqindjeje nivelin e kredive të këqija në sektorët më të ekspozuar ndaj klimës, ndërsa në skenarët më pesimistë humbjet e sistemit bankar mund të arrijnë deri në 5.4% të portofolit total të kredive, deri në vitin 2030.

Shqipëria është veçanërisht e ndjeshme ndaj rreziqeve klimatike për shkak të strukturës së ekonomisë së saj, pasi më shumë se 35% e Prodhimit të Brendshëm Bruto gjenerohet nga sektorë të lidhur drejtpërdrejt me klimën. Studimi më i fundit analizon të dhënat ekonomike, financiare dhe klimatike për periudhën 2010-2024, duke u fokusuar te sektorët që varen më shumë nga kushtet klimatike, të tillë si bujqësia, turizmi dhe hidoenergjia.

Tabela 1. Pjesa e PBB-së që vjen nga sektorët e ndjeshëm ndaj klimës në Shqipëri

Sektori

 

Agrikulturë

Hidroenergji

Turizëm

Sektor të tjerë

Pjesa e PBB-së (%)

 

18.7

8.3

9.2

63.8

Ekspozimi i vendit ndaj këtyre rreziqeve është i konsiderueshëm. Sipas të dhënave të përfshira në studim, mbi 30% e popullsisë jeton në zona të rrezikuara nga përmbytjet, ndërsa dëmet ekonomike të shkaktuara nga fenomenet klimatike kanë tejkaluar vlerën e 300 milionë eurove gjatë dekadës së fundit. Vetëm përmbytjet e viteve 2015 dhe 2017 shkaktuan humbje mbi 100 milionë euro, duke prekur banesat, infrastrukturën dhe tokat bujqësore.

Në këtë kontekst, vërehet se “goditjet” klimatike transferohen drejtpërdrejt në sistemin financiar. Kur përmbytjet ose thatësirat dëmtojnë prodhimin bujqësor, aktivitetin turistik apo sektorë të tjerë ekonomikë, bizneset dhe familjet kanë më shumë vështirësi për të shlyer kreditë. Kjo reflektohet në rritjen e kredive të këqija, veçanërisht në sektorët më të ndjeshëm ndaj klimës.

Bujqësia rezulton ndër sektorët më të prekur. Humbja e prodhimit si pasojë e kushteve ekstreme të motit redukton të ardhurat e fermerëve dhe aftësinë e tyre për të përmbushur detyrimet financiare. Një situatë e ngjashme vërehet edhe në turizëm, ku valët e të nxehtit, zjarret apo degradimi i mjedisit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik dhe fitimin e bizneseve.

Studimi evidenton gjithashtu varësinë e lartë të Shqipërisë nga energjia hidrike. Mbi 95% e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet, duke e bërë sektorin energjetik të ndjeshëm ndaj luhatjeve në regjimin e reshjeve. Thatësira e vitit 2019 uli ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë dhe detyroi vendin të rrisë importet, duke krijuar kosto shtesë për ekonominë.

Përveç rreziqeve fizike, ndërsa Shqipëria afrohet me standardet e Bashkimit Evropian, disa sektorë ekonomikë mund të përballen me kosto më të larta si pasojë e politikave të dekarbonizimit.

Ndryshimet klimatike nuk duhet të trajtohen më vetëm si një problem mjedisor, por si një sfidë e drejtpërdrejtë për stabilitetin financiar dhe zhvillimin ekonomik. Për këtë arsye rekomandohet forcimi i kapaciteteve të bankave për vlerësimin e rreziqeve klimatike, rritja e transparencës dhe zgjerimi i financimit të gjelbër.

Aktualisht, rreth 26% e portofolit të kredive në sistemin tonë bankar është i përqendruar në sektorë me intensitet të lartë karboni. Ndërtimi përbën 11% të këtij ekspozimi, industria përpunuese 8%, ndërsa transporti dhe logjistika 7%.

Sipas simulimeve të realizuara në studim, një taksë karboni prej 50 euro për ton CO₂ mund të ulë fitimin e këtyre sektorëve me 3.5-4.2%. Kjo do të rriste rrezikun e mosshlyerjes së kredive dhe do të ushtronte presion shtesë mbi sektorin bankar.

Për të vlerësuar ndikimet afatgjata, në studim analizohen dy skenarë klimatikë. Në skenarin më pesimist (Skenari A), ku temperatura globale rritet me më shumë se 4°C, humbjet e akumuluara të kredive në sistemin bankar shqiptar mund të arrijnë në 5.4% të portofolit total deri në vitin 2030. Ndikimi më i madh pritet të ndihet te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe te bizneset agro-përpunuese.

Tabela 2. Humbjet e pritshme të kredive sipas skenarëve klimatikë (% e portofolit të kredive të Bankës së Shqipërisë)

Viti

Skenari A (%)

Skenari B (%)

2025

2.8

1.2

2027

3.9

1.8

2030

5.4

2.3

Ndërsa në një skenar tranzitor (Skenari B) të kontrolluar drejt një ekonomie pa shkarkime deri në vitin 2050, humbjet e pritshme reduktohen në më pak se 2.5%, duke treguar se masat e hershme të përshtatjes dhe investimet e gjelbra mund të zvogëlojnë ndjeshëm kostot financiare të ndryshimeve klimatike.

Megjithëse Banka e Shqipërisë ka miratuar “Strategjinë për Administrimin dhe Mbikëqyrjen e Rreziqeve Financiare të Lidhura me Klimën në Sektorin Financiar” për periudhën 2023-2025, studimi evidenton se sektori financiar mbetet ende në fazat e para të përshtatjes. Kreditimi i gjelbër përbën më pak se 5% të totalit të huave bankare, ndërsa më pak se 25% e institucioneve financiare kanë integruar rreziqet mjedisore në sistemet e tyre të menaxhimit të riskut. /KlimaSot

*Prof. As. Dr. Arjeta Shpuza (Hallunovi) është lektore pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës

Ekofin Media
Ekofin Media
klima kredive përmbytjet thatësirat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Shqiponja” dhe “Flamingo”, dallime shtresore në tubimet politike në Shqipërinë e sotme

16:32 - Qershor 11, 2026

Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë energji se vendet e rajonit për ftohjen e banesës dhe ngrohjen e ujit

06:00 - Qershor 11, 2026

“Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën”

16:12 - Qershor 8, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

gazetar_115:54 - Qershor 11, 20260

Publikohet lista e aplikimeve fituese dhe jo fituese të fazës së parë për programin social…

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

15:17 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

14:39 - Qershor 11, 2026

Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit për herë të parë pas gati tre vitesh

14:37 - Qershor 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:54 - Qershor 11, 2026

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:17 - Qershor 11, 2026

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

14:39 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

Gjoba 120 mln euro ndaj Bankers, Malaj: Deri tani janë mbledhur 1.5 mln dollarë

16:54 - Qershor 11, 2026

“Shqiponja” dhe “Flamingo”, dallime shtresore në tubimet politike në Shqipërinë e sotme

16:32 - Qershor 11, 2026

Ashpërsohet konflikti SHBA-Iran, Trump paralajmëron sekuestrim të Ishullit Kharg dhe aseteve të tjera iraniane

16:03 - Qershor 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter