Agjencia e Prokurimit Publik në një njoftim publik ka njoftuar të gjithë autoritetet dhe entet kontraktore se vendimet e APP-së për përjashtimin e operatorëve ekonomikë nga e drejta për të fituar kontrata publike, publikohen në kohë reale në faqen zyrtare të Agjencisë, në linkun “Të tjera”, “Operatorë ekonomikë të përjashtuar”, duke bllokuar njëkohësisht edhe llogarinë e përdoruesit të operatorit ekonomik në Sistemin e Prokurorimit Elektronik.
Ky njoftim i Agjencisë së Prokurimit Publik vjen për shkak të kërkesave të shumta që paraqiten nga operatorët ekonomikë, të cilët kërkojnë të pajisen me vërtetim që nuk janë të përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike. APP i publikon këto të dhëna në kohë reale sipas vendimeve të dhëna për përjashtimin e operatorëve ekonomikë apo vendime të dhëna nga Gjykata, thuhet në njoftim.
Për vitin 2024, sipas linkut, rezulton se APP ka marrë vendim për përjashtimin e 6 operatorëve ekonomikë nga tenderat publikë.
https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=f1654b4d-69e7-49d8-9185-97c09575eaf9

