Tuneli i Llogorasë në Vlorë do të mbyllet duke filluar nga data 5 nëntor, kështu ka njoftuar Autoriteti Rrugor Shqiptar. Mbyllja do të bëhet me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti.
Në njoftim ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, gjithashtu edhe të banorëve të zonës.
Sipas njoftimit punimet po kryhen pas përfundimit të sezonit veror ku hapja e Tunelit të Llogorasë, lehtësoi qarkullimin e mjeteve si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit.
Tuneli i Llogorasë u hap më 5 korrik të këtij viti, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve drejt Rivierës dhe duke shkurtuar kohën e udhëtimit në 8 minuta nga 40 minuta që ishte para hapjes së tunelit.
