Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Përfitoi miliona lekë nga tenderat publikë, ushqimet e kompanisë “Nelsa shpk” helmuan 70 fëmijë në Gramsh

14:06 - Maj 25, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Rreth 70 fëmijë të një kopshti publik në qytetin e Gramshit, janë paraqitur në fillim të kësaj jave në spital me simptoma helmimi të rënda, të shoqëruara me të vjella, temperaturë dhe dhimbje barku. Dyshimet e para të autoriteteve shëndetësore lidhen me një helmim të shkaktuar nga bakteri salmonela, ndërsa analizat laboratorike janë ende në proces për të konfirmuar burimin dhe shkallën e kontaminimit.

Sipas burimeve nga terreni, autoritetet kanë marrë mostra të ushqimeve të shërbyera në institucion, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës. Një nga pistat kryesore të hetimit është furnizuesi i ushqimit me katering, kompania “Nelsa shpk”, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka fituar tenderin për furnizimin e kopshteve dhe çerdheve në Bashkinë Gramsh që nga qershori i vitit 2023.

Kontrata me këtë kompani është e vlefshme për 24 muaj dhe parashikon furnizimin e përditshëm të qendrave arsimore për fëmijët, përfshirë konviktin e shkollës së mesme, me produkte ushqimore të standardit të lartë.

“BalkanWeb” ka zbuluar se kompania “Nelsa shpk” ka një historik të gjatë të përfshirjes në tenderë publikë, jo vetëm në bashkinë Gramsh, por edhe në disa qytete të tjera të vendit dhe në institucione shtetërore në Tiranë.

Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet.

Shumë nga këta tenderë janë shënuar me “flamur të kuq” në sistemin e prokurimeve publike një sinjal paralajmërues për mungesë transparence, konkurencë të dobët, ose dyshime për parregullsi në procedura.

“Nelsa shpk” rezulton të jetë aktualisht në pronësi të Elsa Kamberi (Balla), por themelues dhe pronar fillestar është babai i saj, Nexhmi Balla, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Në vitin 2016, Balla u arrestua së bashku me disa biznesmenë të tjerë dhe zyrtarë të lartë të burgjeve për një skandal të madh korrupsioni që përfshinte manipulimin e tenderëve për ushqimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Përveç Nexhmi Ballës, në pranga ranë edhe biznesmenët Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, si dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve në atë kohë, Artur Zoto, dhe zëvendësi i tij Iljaz Labi. Kompanitë e tyre kishin ndarë mes tyre tenderë me vlera të mëdha, përmes skemave korruptive.

Pas këtij skandali, për të siguruar vijimësinë e aktivitetit ekonomik, Balla i kaloi pronësinë dhe drejtimin e kompanisë vajzës së tij, Elsës, një manovër e njohur në botën e bizneseve të lidhura me korrupsionin, për të shmangur penalizimet ligjore dhe për të ruajtur kontratat publike./Balkan Web

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
femije te prekur Gramsh helmimi kopshti nelsa shpk salmonela
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

gazetar_212:05 - Korrik 25, 20260

Shqipëria po pret këtë sezon turistik një fluks vizitorësh që llogaritet sa gjashtëfishi i popullsisë…

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

09:23 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter