Kategoria: femije te prekur

Rreth 70 fëmijë të një kopshti publik në qytetin e Gramshit, janë paraqitur në fillim të kësaj jave në spital me simptoma helmimi të rënda, të shoqëruara me të vjella, temperaturë dhe dhimbje barku. Dyshimet e para të autoriteteve shëndetësore lidhen me një helmim të shkaktuar nga bakteri salmonela, ndërsa analizat laboratorike janë ende në

Pas alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për përhapjen e fruthit në vendin tonë janë regjistruar rastet e para. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka konfirmuar 11 raste me fruth. Gjashtë prej këtyre rasteve kanë lidhje familjare dhe janë të pavaksinuar. Ndërkohë, të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 9 vjeç.