Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Për herë të parë ministra, kush janë katër emrat e rinj që iu shtuan qeverisë

08:43 - Shkurt 27, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Erjona Ismaili – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Erjona Ismaili, është lindur më 26 mars 1990 në Sarandë. Ka studiuar për drejtësi dhe më pas ka mbrojtur një master profesional në të Drejtën Administrative, si dhe me një master shkencor në Shkencat e Komunikimit, Marrëdhënie Publike Politike. Ka punuar në media dhe administratën publike, është angazhuar me projektet e Bashkimit Evropian. Ka shërbyer si Koordinatore Rajonale në projektin zviceran “Bashki të Forta”. Në zgjedhjet e fundit ajo kandidoi dhe fitoi si deputete në Qarkun Vlorë, nën  siglën e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Përvec funksionit të deputetes zonja Ismaili së fundi ka qenë edhe Zëdhënëse e grupit parlamentar të PS.

Ferid Hoxha – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ferid Hoxha është diplomat karriere me mbi tre dekada përvojë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në BE, Francë, Belgjikë dhe në OKB. Ferit Hoxha lindi më 22 shkurt në qytetin e Shkodrës. Ai u diplomua në vitin 1988 në Fakultetin e Gjuhëve te Huaja; Gjuhë dhe Kulture Frënge, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Ai gjithashtu është diplomuar edhe në Institutin Holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, Hagë. Eksperiencën e parë si diplomat ai e nisi në vitin 1991, në Ministrinë e Jashtme. Më pas në vitin 1998 emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, shef i Misionit të RSH-së pranë Bashkimit Evropian, Bruksel, post të cilin e mban deri në vitin 2001. Më pas në vitet 2001-2006 emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së pranë Republikës Franceze, Paris dhe në vitet 2003-2006 ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën Portugeze, me rezidencë në Paris. Nga viti 2006 deri në vitin 2009 është sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në vitin 2009 emërohet ambasador i Shqipërisë në OKB, por është gjithashtu i akredituar si ambasador edhe për Kubën.

Enea Karakaçi – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Enea Karakaçi ka drejtuar OSHEE Group dhe ka mbajtur poste kyçe në hartimin e politikave për energjinë, burimet e rinovueshme dhe eficiencën energjetike. Jurist me master në të Drejtën e BE-së nga Universiteti i Amsterdamit, ai vjen me eksperiencë të gjatë në sektorin energjitik dhe rregullator.

Karakaçi ka eksperiencë të gjerë në sektorin energjitik. Më përpara ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshmëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë pozicion ai kishte për detyrë zhvillimin e politikave dhe strategjive për energjinë në përgjithësi, energjinë e rinovueshme, naftën dhe gazin, mineralet dhe eficiencën energjitike në Shqipëri.

Formimi i tij është ligji për çështje energjie. Z. Karakaçi i mori përvojat e para në Entin Rregullator të Energjisë, i cili është një autoritet i pavarur rregullator për sektorin energjitik shqiptar. Më vonë u punësua në Ministrinë e Energjitikës, ku dhe mbajti poste të ndryshme.

Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes

Ermal Nufi ka shërbyer si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe ka përvojë të gjerë si jurist, avokat dhe konsulent ligjor. Ai ka mbajtur poste drejtuese në institucione si ARRSH, ASHK dhe ASIG, duke kombinuar eksperiencën ligjore me administrimin publik.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
ermal karakaçi ermal nufi ferid hoxha ministrat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter