Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Parlamenti gjerman miraton paketën miliarda euro për mbrojtje dhe infrastrukturë

20:05 - Mars 18, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas debatesh të gjata dhe polemikave të ashpra, Bundestagu më në fund miratoi me dy të tretat e votave një ndryshim kushtetues që do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si financohet mbrojtja gjermane. Me këtë vendim, frena buxhetore nuk do të kufizojë më shpenzimet për ushtrinë. Për ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë votuan pro 513 deputetë, ndërsa 207 votuan kundër; nuk pati asnjë abstenim.

Pjesë e këtij vendimi historik ishte edhe miratimi i një fondi special prej 500 miliardë euro për investime në infrastructure dhe klimë, të cilat do të shtrihen në 12 vitet e ardhshme. Investimet synojnë modernizimin e rrugëve, sistemeve energjetike, por edhe shkollave.

Merz: “Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë”

Friedrich Merz, kandidati për kancelar nga CDU dhe arkitekti kryesor i kësaj pakete, e paraqiti vendimin si një hap të domosdoshëm për sigurinë kombëtare dhe evropiane, kondicionuar nga lufta e Putinit ndaj Ukrainës. “Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë, me sulme ndaj rrjeteve tona të të dhënave, me shkatërrimin e linjave të furnizimit, me zjarrvënie, me vrasje të porositura në territorin e vendit tonë, me spiunim të kazermave dhe me fushata dezinformimi që mashtrojnë shoqërinë tonë,” paralajmëroi Merz.

Merz këmbënguli se Gjermania duhet të jetë e përgatitur për një epokë të re sfidash globale. “Tani duhet ta rindërtojmë aftësinë tonë mbrojtëse thuajse nga e para, me strategji të reja, me armatim të teknologjisë së lartë, me sisteme të automatizuara dhe me mbikëqyrje të pavarur satelitore evropiane, me kontrata të besueshme dhe të planifikueshme që u jepen mundësisht prodhuesve evropianë” tha ai.

Pistorius: “Kjo është një epokë e re për Evropën dhe Gjermaninë”

Në një fjalim që synonte të qetësonte skeptikët, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), theksoi se ky vendim nuk bëhet për të militarizuar vendin, por për ta mbajtur atë të sigurt. SPD, e cila mund të jetë partnere në qeverinë e ardhshme, kishte kërkuar që krahas borxheve për mbrojtjen, të miratohej edhe borxhi për infrastrukturën. “Po hyjmë në një epokë të re për Evropën, për Gjermaninë, për NATO-n dhe për brezat e ardhshëm. Sot bëhet fjalë mbi të gjitha për sigurinë e fëmijëve dhe nipërve tanë. Prandaj po propozojmë një paketë të plotë financimi. Kjo siguron që aftësia jonë mbrojtëse të forcohet, pa rrezikuar kohezionin tonë shoqëror,” tha Pistorius.

AfD kritikon ashpër legjitimitetin e vendimit

Shumë deputetë, shumica nga Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) u përpoqën ta ndalonin këtë vendim me kërkesa urgjente në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se Bundestagu i mëparshëm po përdorej për të cementuar pushtetin e qeverisë së ardhshme. Bundestagu i ri do të konstitutohet të martën e ardhshme, më 25 mars 2025 dhe një e treta e deputetëve të tij përbëhet nga AfD dhe E majta. Këto dy parti e kundërshtojnë fuqimisht këtë paketë, secila për arsye të ndryshme.

Kryetari i AfD-së, Tino Chrupalla, kritikoi vendimin me tone të ashpra: “Bundestagu i 20-të i zgjedhur më parë po përdoret për të forcuar qeverinë e ardhshme federale, sepse vetëm këtu ata kanë shumicën. Edhe pse shumica e deputetëve të rinj janë të pranishëm sot, ky proces mund të ishte bërë me ta,” tha ai. Chrupalla vuri në pyetje legjitimitetin e vendimit. “Dhe ne duhet të pyesim: Ku është Olaf Scholz? Ai ende drejton qeverinë sipas Kushtetutës. A nuk është kjo një farsë?”

Hapi i fundit: Këshilli Federal

Pas miratimit në Bundestag, paketa ligjore duhet të kalojë me dy të tretat e votave edhe në Këshillin Federal, ku pritet të shqyrtohet dhe të hidhet për miratim miratohet të premten e ardhshme, më 21 mars 2025. /DW

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
bundestag friedrich merz infrastrukturë investimet ushtria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Ziraat Bank nis zyrtarisht aktivitetin në Shqipëri, inaugurohet dega e bankës shtetërore turke

15:38 - Korrik 22, 2026

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter