Pagesat elektronike po zënë një peshë gjithnjë e më të madhe në mënyrën se si shqiptarët paguajnë për mallra dhe shërbime, ndërsa përdorimi i kartave në terminalet POS po rritet me ritme dyshifrore. Tendenca po krijon një realitet të ri edhe për bizneset, për të cilat pranimi i pagesave me kartë po kthehet gradualisht nga një shërbim shtesë në një domosdoshmëri.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026 janë kryer rreth 16 milionë pagesa me kartë në pikat elektronike të shitjes (POS), ose 28% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e përdorimit të kartave reflektohet tashmë edhe në raportin mes pagesave elektronike dhe përdorimit të cash-it. Numri i pagesave me kartë në POS-e ka kaluar në mënyrë të qëndrueshme numrin e tërheqjeve të parave fizike në bankomate.
Shifrat tregojnë se konsumatori shqiptar po familjarizohet gjithnjë e më shumë me pagesat elektronike, ndërsa për bizneset kjo sjell nevojën për t’iu përgjigjur një klientele që kërkon më shumë shpejtësi, fleksibilitet dhe alternativa pagese.
POS-i, nga alternativë në domosdoshmëri për biznesin
Në këtë treg që po zgjerohet me shpejtësi, Fibank ofron shërbimin e saj POS për bizneset, duke mundësuar pranimin e pagesave elektronike në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.
Zgjidhja e Fibank synon t’u japë bizneseve jo vetëm mundësinë e pranimit të kartave, por edhe një instrument për menaxhimin më efikas të pagesave dhe reduktimin e përdorimit të cash-it.
Një prej elementeve të ofertës është mungesa e tarifës së instalimit dhe e tarifës së mirëmbajtjes për terminalin POS. Banka ofron terminale moderne Android POS, të cilat funksionojnë me Wi-Fi dhe GPRS dhe pranojnë pagesa me kartë si me kontakt, ashtu edhe pa kontakt (contactless).
Funksionalitetet mund të përshtaten edhe sipas tipologjisë së aktivitetit, duke e bërë shërbimin të përdorshëm për kategori të ndryshme biznesesh.
Më pak cash, më shumë kontroll mbi financat
Për bizneset, kalimi drejt pagesave elektronike nuk lidhet vetëm me komoditetin e klientit. Ai mund të reduktojë edhe kostot dhe risqet që shoqërojnë administrimin e parave fizike.
Pagesat e realizuara nëpërmjet POS-it të Fibank kalojnë direkt në llogarinë e biznesit, në lekë dhe/ose euro, ndërsa transaksionet mund të monitorohen dhe veprimet individuale shfaqen në llogarinë e lidhur me terminalin.
Reduktimi i volumit të cash-it ul njëkohësisht nevojën për depozitime fizike në degë dhe kostot që mund të lidhen me këto veprime. Në të njëjtën kohë, krijimi i një historiku të qëndrueshëm financiar përmes bankës mund të ndihmojë biznesin në marrëdhënien e tij afatgjatë me sistemin bankar.
Fibank ofron instalim të shpejtë të terminalit, asistencë teknike të dedikuar dhe suport në vend ose nëpërmjet telefonit shtatë ditë në javë.
Kartat, avantazh edhe për shitjet
Rritja me 28% e numrit të pagesave në POS gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 është një sinjal i qartë për ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve. Për një biznes, mungesa e mundësisë për të paguar me kartë mund të nënkuptojë tashmë edhe humbjen e një shitjeje.
Kjo merr rëndësi të veçantë për bizneset që operojnë në zonat turistike apo kanë një peshë të lartë të klientëve të huaj, për të cilët pagesa me kartë është shpesh mënyra e preferuar e pagesës.
POS-i mund të reduktojë kohën e pritjes, të eliminojë kufizimin që krijohet kur klienti nuk disponon cash dhe të lehtësojë edhe blerjet impulsive.
Për bizneset, përshtatja me këtë ndryshim nuk është më vetëm çështje teknologjie. Është gjithnjë e më shumë një çështje konkurrueshmërie. Në këtë drejtim, shërbimi POS i Fibank synon t’u ofrojë bizneseve infrastrukturën për t’iu përgjigjur një tregu ku klienti kërkon të paguajë shpejt, lehtë dhe pa qenë i varur nga cash-i.


