Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Pagat e kryetarëve të bashkive arrijnë në miliona, pse nuk po rriten të punonjësve?

22:23 - Nëntor 10, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ditët e fundit këshillat bashkiakë në disa bashki kanë miratuar rritjen e pagave për kryetarët dhe stafin, në varësi të mundësive financiare që ka secila bashki dhe duke ju referuar tavaneve të përcaktuara nga ministria për pushtetin vendorë.

Rritja e tyre ka bërë që pagat e kryetarëve të arrijnë në disa milionë lekë, por shumë prej punonjësve nuk kanë përfituar. Por si qëndron e vërteta?

Adelina Farrici, drejtore e shoqatës për autonomi vendore, e ftuar në Vizion Plus në emisionin “E-ZONE” ka sqaruar se si qëndron e vërteta.

“Këshillat bashkiak janë në të drejtën e tyre ligjore të përcaktuar, për të rritur pagat sipas tavaneve të përcaktuar. Disa bashki që kanë mundësi financiare i kanë rritur pagat në maksimumin e lejuar. Disa të tjera janë në nivel mesatar. Por sa më shumë që të rritet paga e lidershpit, pra e kryetarit, aq më shumë rritet edhe paga e punonjësve, ndaj në disa raste është vetë këshilli bashkiak që kuron rritje page në tavanet maksimale, ku sigurisht më të lartën e përfiton hierarkia, që është kryetari“, sqaroi Farrici në “E-ZONE”.

Sipas Farricit reforma e pagave për pushtetin lokal ka një mangësi, pasi nuk është gjithëpërfshirëse.

“Rritja e pagave prek vetëm ata punonjës që janë me status të nëpunësit civil. Pjesa e tjetër, ata që trajtohen me kod pune si dhe ata që  janë punonjës pa diplomë të shkollës së lartë nuk përfitojnë nga kjo reformë pagash. Unë kam shumë ankesa që vijnë nga bashkitë për të zgjidhur këtë problem. Ata po kërkojnë bazë ligjore që ta zgjidhin këtë problem. Por është detyrë e qeverisë që të bëjë ndryshimet e nevojshme për punonjësit me kod pune, të cilët nuk janë të paktën të numër në të gjithë bashkitë“, tha Farrici.

Qeveria qendrore dha një fond për bashkitë që të rrisin pagat. Por një pjesë nga kjo rritje pushteti lokal duhet ta përballojë me të ardhurat e veta. Kjo është një skemë e cila nxit bashkitë që të mbledhin sa më shumë para që të kenë mundësi të rrisin pagat e tyre në tavanet maksimale të miratuara. /vizionplus

Ekofin Media
Ekofin Media
ankesat KRYETARET pagat punonjesit rritja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

gazetar_109:44 - Korrik 27, 20260

Me nisjen e pushimeve verore, kompania “Baltic Travel” ka konstatuar se shumë familje dhe çifte…

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:44 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

06:03 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:01 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter