Paga mesatare neto në Serbi pësoi një rritje reale prej 12% krahasuar me vitin e mëparshëm, në 97,835 dinarë ($935/ 835 euro) në korrik, ndërkohë që në qershor ishte regjistruar një rritje vjetore e saj prej 7.9%, sipas zyrës së statistikave.
Po të krahasohet në bazë mujore, paga neto mesatare në Serbi u rrit me 1.7% në korrik në terma realë, pas një rënieje me 4.5% në muajin paraardhës.
Në korrik, paga neto mesatare mujore në sektorin publik arriti 100,730 dinarë, ndërsa në sektorin privat mesatarisht 96,672 dinarë.
Në periudhën janar – korrik paga neto u rrit me 9.6% rritje reale, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Pagat neto mesatare në total për korrikun arritën në 76,000 dinarë, që do të thotë se 50% e punonjësve përfituan paga deri në këtë shumë, ndërsa paga mesatare bruto arriti 135,195 dinarë në korrik, me një rritje vjetore 12.1% dhe me rritje mujore 1.8% në terma realë.
(1 euro = 117.094 dinarë)
