Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

06:05 - Korrik 15, 2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:04 - Korrik 15, 2026

Komisioni Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi zbatuan 80% të reformave të Planit të Rritjes

06:02 - Korrik 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

OECD: Turizmi rural po përdoret për të frenuar emigracionin nga zonat e thella

05:57 - Korrik 15, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Turizmi po shihet gjithnjë e më shumë si një instrument zhvillimi ekonomik për zonat rurale dhe periferike, ndërsa një numër në rritje vendesh po e përdorin atë për të krijuar vende pune dhe për të frenuar largimin e popullsisë.

Në raportin e fundit për turizmin, OECD vëren se përfitimet ekonomike të sektorit vazhdojnë të përqendrohen në një numër të kufizuar destinacionesh, duke lënë jashtë shumë rajone me potencial turistik. Për këtë arsye, politikat publike po orientohen drejt shpërndarjes më të gjerë të flukseve turistike dhe zhvillimit të produkteve rurale e natyrore.

Organizata argumenton se turizmi mund të krijojë burime të reja të ardhurash për komunitetet lokale, të mbështesë bizneset e vogla dhe të nxisë investime në infrastrukturë në zona që tradicionalisht kanë mbetur jashtë qendrave ekonomike.

Të dhënat e raportit tregojnë se intensiteti i aktivitetit turistik ndryshon ndjeshëm nga një rajon në tjetrin, çka nënkupton se potenciali ekonomik i sektorit mbetet i pashfrytëzuar në shumë zona. OECD rekomandon integrimin e turizmit në politikat e zhvillimit rajonal për të siguruar që përfitimet ekonomike të shpërndahen më gjerë.

Kanadaja, Kili dhe Sllovakia, janë në listën e shteteve të suksesshme, ku programet turistike janë përdorur për të mbështetur ekonomitë lokale, për të krijuar mundësi të reja biznesi dhe për të rritur të ardhurat në zonat rurale.

Për Shqipërinë, ky rekomandim lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmit. Rritja e flukseve turistike në Alpet Shqiptare, Theth, Valbonë, Përmet apo zonat e tjera rurale ka krijuar burime të reja të ardhurash për banorët lokalë dhe ka nxitur investime private në bujtina, restorante dhe shërbime turistike.

OECD sugjeron se shpërndarja më e balancuar e turistëve përtej bregdetit dhe sezonit veror mund të shërbejë jo vetëm si strategji turistike, por edhe si instrument zhvillimi rajonal dhe demografik. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
oecd punësimi rurale strategjia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

06:05 - Korrik 15, 2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:04 - Korrik 15, 2026

Komisioni Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi zbatuan 80% të reformave të Planit të Rritjes

06:02 - Korrik 15, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

gazetar_206:05 - Korrik 15, 20260

Pagesat direkte për shërbimet shëndetësore shtyjnë 5.7% të familjeve të grupit më të varfër nën…

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:04 - Korrik 15, 2026

Komisioni Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi zbatuan 80% të reformave të Planit të Rritjes

06:02 - Korrik 15, 2026

OECD: Turizmi rural po përdoret për të frenuar emigracionin nga zonat e thella

05:57 - Korrik 15, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:05 - Korrik 15, 2026

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

06:04 - Korrik 15, 2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:02 - Korrik 15, 2026

Komisioni Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi zbatuan 80% të reformave të Planit të Rritjes

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

06:05 - Korrik 15, 2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:04 - Korrik 15, 2026

Komisioni Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi zbatuan 80% të reformave të Planit të Rritjes

06:02 - Korrik 15, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter