Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

OBSH: Vaksinimi kundër fruthit në Shqipëri mbetet në 81%, 17% më pak se në vitin 2014

06:02 - Korrik 16, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Mbulimi i fëmijëve me dozën e parë të vaksinës kundër fruthit mbeti në 81% në Shqipëri gjatë vitit 2025, niveli më i ulët i regjistruar në serinë e viteve 2014–2025 dhe 17 pikë përqindjeje më pak se një dekadë më parë.

Vlerësimet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-it tregojnë se në vitin 2014 doza e parë e vaksinës që përmban komponentin kundër fruthit mbulonte 98% të fëmijëve. Treguesi ra në 95% në vitin 2019, 91% në vitin 2020, 87% në vitin 2021 dhe 83% në vitin 2023, për të zbritur në 81% në vitet 2024 dhe 2025.

Niveli aktual është 14 pikë përqindjeje poshtë pragut prej 95%, që përdoret si objektiv për të kufizuar boshllëqet e imunitetit dhe rrezikun e përhapjes së fruthit. Edhe projektprogrami i ri i UNICEF-it për Shqipërinë e identifikon mbulimin prej 81% si nën pragun e nevojshëm.

Rënie më e fortë vjetore u regjistrua te doza e dytë. Mbulimi me të zbriti nga 92% në vitin 2024 në 88% në vitin 2025, ose me 4 pikë përqindjeje brenda një viti. Krahasuar me nivelin 98% të vitit 2014, rënia arrin në 10 pikë përqindjeje.

Fruthi shërben edhe si tregues i funksionimit të përgjithshëm të sistemit të vaksinimit, pasi përhapet lehtësisht kur krijohen grupe fëmijësh të pavaksinuar. Ndryshe nga disa vaksina të tjera, ku Shqipëria vijon të raportojë mbulim mbi 95%, doza e parë kundër fruthit ka pësuar një rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Për shembull, mbulimi me dozën e tretë të vaksinës kundër difterisë, tetanozit dhe pertusisit ishte 96% në vitin 2025.

OBSH dhe UNICEF sqarojnë se vlerësimet për vitin 2025 mbështeten kryesisht në të dhënat e raportuara dhe në krahasimin mes raportimit manual dhe regjistrit elektronik të vaksinimit. Megjithatë, për pesë brezat më të fundit të lindjeve nuk ka një anketë kombëtare përfaqësuese të familjeve, ndaj rekomandohet zhvillimi i një ankete me cilësi të lartë për të verifikuar nivelin real të mbulimit.

Kjo rezervë metodologjike nuk e ndryshon prirjen e të dhënave administrative: doza e parë e vaksinës kundër fruthit ka humbur 17 pikë përqindjeje që nga viti 2014, ndërsa doza e dytë ka rënë me 4 pikë vetëm gjatë vitit të fundit./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
fëmijët fruthi obsh UNICEF vaksina
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

gazetar_110:33 - Korrik 16, 20260

Mosmarrëveshjet tatimore ndërkufitare nuk do të mbeten më peng i negociatave pa afat mes administratave…

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026

Projektligji: Platformat si Airbnb, Booking apo Marketplace do të raportojnë te Tatimet të ardhurat e shitësve

08:27 - Korrik 16, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:33 - Korrik 16, 2026

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:11 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

08:28 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter