Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Numërohen mbi 25% e votave, PS drejt shumicës së cilësuar, bie opozita dhe partitë e vogla

07:58 - Maj 12, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Vijon procesi i numërimit të votave në të gjithë vendin. Kur janë numëruar mbi 25% e votave, trendi duket i qartë për një fitore shumë të thellë të Partisë Socialiste, e cila po i drejtohet madje shumicës së cilësuar në Parlament, ku kërkohen minimalisht 84 vota.

Sipas, vlerësimeve paraprake, PS merr 52.7% të totalit të votave të numëruara deri më tani, duke siguruar 83 mandate në Kuvend. Në anën tjetër, PD dhe aleatët kanë pësuar rënie të fortë krahasuar me 2021. Aktualisht ASHM ka 34.3% të votave ose 51 mandate, nga 63 në vitin 2021 (59 të PD dhe 4 të LSI).

Nga 1445 QV të numëruara, nga 5225 në total, Partia Socialdemokrate ka marrë 13,219 vota (3.7%) dhe ka siguruar 3 mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 12,367 vota (3.5%) dhe Partia Mundësia me 9,310 vota (2.6%), që u përkthehet deri më tani nga 1 mandat. Po ashtu, edhe Lëvizja Bashkë me 4,407 vota (1.2%) dhe merr 1 mandat.

Forcat e tjera politike: Partia Koalicioni Euroatlantik me 3,900 vota (1.1%), Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 1,260 vota (0.4%), Partia Aleanca Demokracia e Re me 263 vota (0.1%), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare me 677 vota (0.2%) dhe Lëvizja Atdheu me 458 vota (0.1%).

Edhe diaspora deri tani ka votuar për socialistët. Janë numëruar 977 zarfe të dërguar nga emigrantët, ku PS ka 47,23%, e ndjekur nga PD me 38,60%. Nëse konfirmohet ky rezultat, PS do të siguronte rezultatin më të thellë të arritur ndonjëherë nga një forcë politike në kohën e pluralizmit.

Ekofin Media
Ekofin Media
diaspora mandatet numërimi rezultatet zgjedhjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter