Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Njeriu i ri i dialogut Prishtinë-Beograd, çfarë mund të pritet nga Peter Sorensen

23:36 - Janar 31, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Për herë të parë në pesë vjet, negociatat mes Kosovës dhe Serbisë nuk do t’i ndërmjetësojë Mirosllav Lajçak. Bashkimi Evropian ka vendosur që emisar i tij i ri për dialogun të jetë Peter Sorensen.

Zyrtarisht, ai nis punën prej 1 shkurtit, dhe do të merret vetëm me dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit, sikurse paraardhësi i tij.

Prej kur ka nisur të lakohet emri i Sorensenit në media, javë më parë, atmosfera për të ka qenë pozitive. Një prej argumenteve më të shpeshta ka qenë se 57-vjeçari e njeh rajonin.

Dhe, njëmend ashtu është. Diplomat prej shumë vitesh, ai ishte angazhuar në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Siç thonë edhe njohësit e politikës, ai nuk ka nevojë që të informohet paraprakisht për njerëzit apo faktet historike të rajonit, sepse tashmë ka pasur mundësinë ta krijojë një pasqyrë nga afër.

Një tjetër argument që është përmendur si pozitiv nga zyrtarët në Prishtinë është se ai është nga Danimarka, vend që njeh shtetësinë e Kosovës, dhe se do të ketë qasje të barabartë në dialog.

Prejardhja e një ndërmjetësuesi është kthyer në element shumë të rëndësishëm, prej kur atë pozitë e pati marrë Lajçaku, ndërsa atë të kryediplomatit të BE-së e ka mbajtur Josep Borrell.

Duke qenë njëri nga Sllovakia, dhe tjetri nga Spanja, të dyja vende mosnjohëse të shtetësisë së Kosovës, ata i ka ndjekur vazhdimisht një hije e zezë. Nga qytetari i thjeshtë i Kosovës deri te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dyshja është akuzuar për njëanshmëri dhe për rreshtim, me raste, nga Serbia.

Të dy i kanë mohuar vazhdimisht akuzat.

Ky problem nuk do të ekzistojë tani. Por, problematike konsiderohet periudha në të cilën Sorensen nis punën.

Nisur nga zgjedhjet në Kosovë, dhe paqartësitë politike në Serbi – pas dorëheqjes së kryeministrit atje – njohësit e zhvillimeve politike presin pak përparim, sidomos në gjashtë muajt e parë të mandatit të danezit.

Adnan Qerimagiq, analist në Iniciativën Evropiane për Stabilitet, beson plotësisht në përkushtimin e Sorensenit për ta kryer punën e tij, por se aq nuk mjafton.

“Suksesi i tij në përmbushjen e mandatit do të varet nga qasja e tij, nga konteksti në Kosovë dhe në Serbi. Por, më e rëndësishmja është edhe ajo që BE-ja mund t’i ofrojë për t’ia përforcuar mandatin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha ditë më parë se me zgjedhjen e Sorensenit po dërgohet mesazhi se dialogu mbetet lart në agjendën e bllokut evropian.

Roli i Gjermanisë dhe i Francës

E, çfarë ka BE-ja për t’iu ofruar dy vendeve, aktualisht? Pak, për të mos thënë asgjë.

“Procesi i zgjerimit është bllokuar. BE-ja nuk ka gatishmëri ta zhbllokojë atë tani. Rruga evropiane e Kosovës nuk është duke u trajtuar me seriozitet. Pa i pasur përbërësit kryesorë, secili individ në atë pozitë do ta kishte detyrë jashtëzakonisht të vështirë për ta kryer”, vlerëson Qerimagiq, duke përmendur edhe ngecjet e Serbisë në integrimet evropiane.

Burime të Radios Evropa e Lirë në Bruksel pohojnë se suksesi real në dialog do të varet nga presioni dhe energjia që do të shpenzojnë shtetet kryesore të bllokut evropian mbi dialogun, sidomos Gjermania dhe Franca. Por, ato tani po përballen me kriza të brendshme politike dhe, rrjedhimisht, Sorensen nuk do të ketë fuqinë politike mbrapa vetes që ndoshta do ta dëshironte.

Megjithatë, sipas këtyre zërave, një gjë është e sigurt: Nuk do të ketë kthim mbrapa nga obligimet që kanë bërë, si Kosova, ashtu edhe Serbia, dhe ato do të duhet të punojnë për zbatim të marrëveshjeve paraprake.

Marrëveshja e arritur më 2023 në Bruksel për normalizim marrëdhëniesh, dhe një aneks për zbatimin e saj, konsiderohen kryesore për rrugën përpara.

Disa fajësojnë Lajçakun që nuk ka arritur t’i bindë palët për nënshkrimin e saj, ndërsa mandatin e tij si ndërmjetësues e përshkruajnë më shumë për menaxhim krizash.

Një tjetër përcaktues për sukses në dialog ka të bëjë edhe me përfshirjen amerikane.

Rëndom, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka ofruar mbështetje për këtë proces.

Këtë pozitë aktualisht e mban Alexanader Kasanof. Nëpër deklarime publike, ai u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i përmbushin të gjitha angazhimet që kanë marrë përsipër.

Obligimet e tyre datojnë prej vitesh. Palët negociojnë qysh prej vitit 2011 dhe kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

BE-ja ua rikujton të dyja palëve shpesh se avancimi në procesin e dialogut është i lidhur me rrugën e tyre drejt integrimeve euroatlantike. /REL

Ekofin Media
Ekofin Media
dialogu kosova Serbia Sorensen
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter