Capital Point | Forbes Global Properties shënon një vit si përfaqësuesja ekskluzive e Shqipërisë në Forbes Global Properties.
Gjatë këtij viti, misioni i Capital Point | Forbes Global Properties ka shkuar përtej promovimit të pronave individuale. Në qendër të komunikimit ka qenë vetë Shqipëria: pozicioni i saj strategjik në Mesdhe, kapitali natyror dhe kulturor, zhvillimi i infrastrukturës, transformimi i sektorit të turizmit dhe mikpritjes, si edhe evoluimi gradual i tregut të pasurive të paluajtshme drejt standardeve ndërkombëtare.
Sepse përpara se të prezantohet një pronë, duhet të prezantohet destinacioni. Dhe përpara se një investitor ndërkombëtar të marrë një vendim, ai duhet të kuptojë ekonominë, kulturën, dinamikën dhe perspektivën e vendit ku po investon.

Një Shqipëri më e madhe se dimensionet e saj
Kur Shqipëria u prezantua fillimisht brenda rrjetit të Forbes Global Properties, për shumë profesionistë dhe investitorë ndërkombëtarë ajo vazhdonte të ishte një treg relativisht i vogël, periferik dhe ende pak i eksploruar.
Një vit më vonë, ky perceptim po evoluon.
Dimensioni gjeografik i një vendi nuk përcakton domosdoshmërisht rëndësinë e tij ekonomike apo potencialin e tij investues. Shqipëria ndodhet në një prej korridoreve më strategjike të Mesdheut, midis Adriatikut dhe Jonit, vetëm pak orë larg disa prej ekonomive më të zhvilluara të Europës.
Në një territor kompakt bashkohen mbi 400 kilometra vijë bregdetare, Alpet Shqiptare, qytete historike, zona arkeologjike, tradita shekullore dhe një kulturë mikpritjeje që mbetet një nga asetet më autentike të vendit.
Investitori ndërkombëtar analizon gjithnjë e më shumë kombinimin midis kthimit financiar dhe vlerës së destinacionit: sigurinë, aksesin, cilësinë e jetesës, identitetin kulturor, perspektivën e zhvillimit, likuiditetin e ardhshëm të asetit dhe eksperiencën që prona mund t’i ofrojë atij dhe familjes së tij.
Në këtë nivel, lidhja me vendin bëhet pjesë e vetë vlerës së investimit.

Kultura, ekonomia dhe investimi janë pjesë e së njëjtës histori
Rritja e interesit ndërkombëtar për Shqipërinë nuk mund të shpjegohet vetëm me bregdetin apo me rritjen e turizmit.
Ajo mbështetet gjithnjë e më shumë nga indikatorë ekonomikë, zhvillimi i sektorit privat, investimet në infrastrukturë dhe hyrja e operatorëve ndërkombëtarë në turizëm, mikpritje dhe zhvillim imobiliar.
Ekonomia shqiptare u rrit me 3.8% gjatë vitit 2025. Të ardhurat nga turizmi gjatë vitit 2024 arritën rreth 5 miliardë euro, ndërsa investimet e huaja direkte rreth 1.6 miliardë euro. Mbërritjet turistike në vitin 2024 ishin gjithashtu 82% më të larta se në vitin 2019.
Për tregun e pasurive të paluajtshme, këto nuk janë statistika të izoluara.
Më shumë vizitorë ndërkombëtarë nënkuptojnë kërkesë më të lartë për struktura akomoduese dhe rezidenca të menaxhuara.
Infrastruktura e përmirësuar rrit aksesueshmërinë dhe zgjeron sezonin ekonomik të destinacioneve.
Hyrja e markave ndërkombëtare vendos standarde të reja në projektim, menaxhim dhe shërbim.
Ndërsa rritja e investimeve të huaja krijon një bazë gjithnjë e më të gjerë kapitali që mund të orientohen drejt pronave dhe projekteve me karakter investues.
Kjo është arsyeja pse interesi për Shqipërinë nuk vjen më vetëm nga diaspora shqiptare. Në treg po shfaqen gjithnjë e më shumë investitorë që nuk kanë lidhje të mëparshme me vendin, por që kërkojnë tregje mesdhetare në fazë zhvillimi, ku raporti ndërmjet çmimit aktual dhe potencialit të ardhshëm mbetet tërheqës.

Nga prona te instrumenti i investimit
Për Capital Point | Forbes Global Properties, pasuritë e paluajtshme nuk duhet të analizohen të shkëputura nga zhvillimi ekonomik dhe urban i vendit.
Një rezidencë bregdetare nuk është vetëm një sipërfaqe ndërtimore me pamje nga deti. Vlera e saj lidhet me destinacionin, aksesin, turizmin, shërbimet, cilësinë e zhvillimit përreth dhe aftësinë e zonës për të gjeneruar kërkesë të qëndrueshme në të ardhmen.
Një pronë në Tiranë nuk vlerësohet vetëm për arkitekturën apo vendndodhjen brenda qytetit, por edhe për rolin e kryeqytetit si qendra kryesore ekonomike, administrative, kulturore dhe sociale e vendit.
Në të njëjtën mënyrë, një projekt i ri nuk duhet analizuar vetëm mbi çmimin e shitjes në momentin aktual. Duhet analizuar mbi standardin që sjell në treg, cilësinë e operatorëve dhe markave që përfshin, ndikimin që mund të ketë mbi destinacionin dhe aftësinë e tij për të ruajtur ose rritur vlerën në kohë.
Këtu përcaktohet edhe roli ynë si këshilltarë.
Shqipëria në një platformë globale
Gjatë vitit të parë në Forbes Global Properties, Capital Point ka punuar për ta sjellë Shqipërinë në biseda dhe platforma ku vendi kishte pasur historikisht ekspozim të kufizuar.
Përmes publikimeve, prezantimeve, konferencave dhe marrëdhënieve të krijuara brenda rrjetit ndërkombëtar, Shqipëria është prezantuar jo thjesht si një treg ku mund të blihet pronë, por si një histori ekonomike dhe kulturore që meriton të analizohet.
Nëpërmjet Forbes dhe Forbes Global Properties, kultura, natyra, zhvillimi ekonomik dhe potenciali investues i vendit janë ekspozuar përpara një audience ndërkombëtare me kapacitet të lartë investues.
Ky komunikim ka qenë veçanërisht i rëndësishëm për segmentin HNWI dhe UHNW, ku investitori nuk kërkon thjesht një aset.
Për këtë arsye, Capital Point ka integruar në procesin e këshillimit analiza financiare, kërkim tregu, krahasime me destinacione të tjera, studime mbi kthimin potencial dhe interpretim të dinamikave lokale.
Sepse përpara se investitori të zgjedhë një aset, duhet të kuptojë tregun. Dhe përpara se të kuptojë tregun, duhet të krijojë besim te vendi.
Nga një treg oportunist drejt një tregu institucional
Shqipëria vazhdon të ketë një diferencë të rëndësishme midis ritmit të zhvillimit të sektorit të pasurive të paluajtshme dhe nivelit të institucionalizimit të tij.
Kjo është veçanërisht e dukshme në segmentin premium dhe në investimet e mëdha, ku investitorët profesionistë kërkojnë standarde më të larta transparence, raportimi dhe analizimi.
Një treg institucional nuk përcaktohet vetëm nga çmimet e larta.
Ai përcaktohet nga ekzistenca e të dhënave të besueshme për transaksionet, çmimet, kërkesën, performancën e qirave dhe normat e kthimit.
Përcaktohet nga procese të qarta ligjore dhe financiare.
Nga raportimi periodik.
Nga strukturat profesionale të menaxhimit.
Dhe, mbi të gjitha, nga aftësia për të analizuar një pronë si investim, jo vetëm si produkt për shitje.
Vetëm në këtë mënyrë një projekt mund të kthehet në një instrument investimi të matshëm, ku kthimi i pritshëm mbi kapitalin mbështetet në të dhëna dhe jo vetëm në pritshmëri për rritje çmimesh.
Ky është një nga transformimet më të rëndësishme që tregu shqiptar duhet të realizojë në vitet e ardhshme.

Përgjegjësia e përfaqësimit
Të qenit pjesë e Forbes Global Properties për Capital Point nuk ka qenë vetëm një privilegj.
Ka qenë një përgjegjësi për mënyrën se si Shqipëria prezantohet në një rrjet ku operojnë disa prej kompanive më të konsoliduara të pasurive të paluajtshme luksoze në botë dhe ku përfaqësohen prona me vlera të jashtëzakonshme financiare, historike dhe arkitekturore.
Shqipëria nuk mund të konkurrojë me këto tregje përmes historikut të saj në luks institucional.
Ende jo.
Por mund të konkurrojë përmes diçkaje tjetër: potencialit të transformimit.
Vlera e saj qëndron në faktin se shumë nga zhvillimet që në tregjet e maturuara kanë ndodhur dekada më parë, këtu po ndodhin tani.
Prandaj çdo prezantim, çdo vizitë dhe çdo bashkëpunim ndërkombëtar gjatë këtij viti ka pasur edhe një objektiv më të gjerë: të zëvendësojë perceptimin e një tregu periferik me perceptimin e një tregu të ri mesdhetar që meriton vëmendje profesionale.
Capital Point | Forbes Global Properties ka ndërtuar marrëdhënie me kompani, këshilltarë dhe investitorë nga tregje të ndryshme, duke krijuar akses më të gjerë ndërkombëtar për projektet dhe pasuritë shqiptare.
Për shumë prej këtyre partnerëve, Shqipëria ka kaluar nga një emër në hartë në një destinacion që meriton të vizitohet, të analizohet dhe të konsiderohet për investim.
Ky ndryshim perceptimi është ndoshta një nga rezultatet më të rëndësishme të vitit të parë.
Vizioni për kapitullin e ardhshëm
Në vitet e ardhshme, Capital Point | Forbes Global Properties synon ta zgjerojë këtë mision duke e sjellë Shqipërinë në më shumë tregje, platforma dhe diskutime ndërkombëtare.
Objektivi është i qartë: të prezantojmë një Shqipëri europiane dhe mesdhetare, të pasur në kulturë dhe natyrë, por njëkohësisht të aftë për të prodhuar mundësi investimi të strukturuara dhe konkurruese.
Në të njëjtën kohë, ambicia jonë është të përfaqësojmë vetëm ato prona dhe zhvillime që mund t’i përgjigjen këtij pozicionimi: projekte me arkitekturë të mirë, standarde ndërkombëtare, operatorë të besueshëm, respekt për destinacionin dhe potencial të matshëm për krijimin e vlerës afatgjatë.
Një vit brenda Forbes Global Properties na ka konfirmuar një bindje:
Shqipëria nuk ka nevojë të prezantohet si më e madhe nga sa është.
Ajo duhet të prezantohet më saktë për atë që është dhe, mbi të gjitha, për atë që po bëhet.
Sepse kur një treg i ri shoqërohet me të dhëna, transparencë, standarde dhe përfaqësim ndërkombëtar, potenciali pushon së qeni vetëm një premtim.
Ai fillon të bëhet një tezë investimi.
Dhe për Capital Point | Forbes Global Properties, ky është vetëm fillimi.
Misioni ynë për kapitullin e ardhshëm është ta shndërrojmë vëmendjen ndërkombëtare ndaj Shqipërisë në besim, besimin në kapital dhe potencialin e vendit në investime të qëndrueshme.
