Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nga ‘like’-u te ankthi…

20:13 - Tetor 20, 2025 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Majlinda Bregu 

Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur me 49%, ndërkohë gratë dhe vajzat mbeten më të ekspozuara ndaj bullizmit digjital

Ekrani hyri në jetën tonë pa paralajmërim. Në fillim ishte televizori, më pas kompjuteri, dhe më vonë telefoni që nuk po e ndajmë më nga dora. Por ndryshe nga teknologjitë e mëparshme, smartfoni nuk është më një pajisje, është një botë më vete. E merr kudo, e sheh kudo, lexon, flet, këndon, zgjohesh, fle, po me të. Fëmijët, që dikur kalonin orë të tëra duke lozur apo edhe para televizorit, papritmas kishin në duar një dritare që i lidhte me gjithë botën dhe në të njëjtën kohë, e sillte botën te ta.

Shumë prindër u lehtësuan kur zbuluan se një tablet apo telefon mund të mbante një fëmijë të qetë për orë të tëra. Në dukje, asgjë e keqe. Por askush nuk e pyeti veten nëse kjo ishte e sigurt. Nuk kishte udhëzime, nuk kishte studime, vetëm një ndjenjë kolektive sigurie: të gjithë po e bëjnë, pra duhet të jetë në rregull.

Në të vërtetë, as kompanitë e teknologjisë “kurth” nuk kishin bërë kërkime serioze mbi ndikimin e produkteve të tyre në shëndetin mendor të fëmijëve. Kështu, një brez i tërë u rrit si pjesë e një eksperimenti të pashpallur, ku teknologjia të mësonte më shpejt se prindi e mësuesi dhe fëmijët u bënë përdorues përpara se të bëheshin të vetëdijshëm.

Në vitin 2024, studiues nga Digital Transformation for Health Lab (DTH-Lab) i OBSH-së për Europën WHO Regional Office for Europe ndërrmorrën një analizë të politikave për të kuptuar se si vendet po mbrojnë të rinjtë nga dëmet qe sjell qëndrimi me orë online dhe nëse vendet po e shohin sic është këtë problem: alarmant dhe po mundohen të ofrojnë rregulla për lundrim digjital të sigurt.

Arsyeja është fare e thjeshtë. Ndërsa brezat e rinj sot jetojnë së shumti ‘online’, sistemet tona arsimore, ligjore dhe shëndetësore ende funksionojnë me burokracinë e modelit ‘offline”.

Nëse fëmijëria dhe adoleshenca përbëjnë një periudhë vendimtare për shëndetin mendor, pasi rreth 75% e çrregullimeve mendore shfaqen para moshës 24 vjeç,  (OBSH), roli i teknologjisë digjitale në shëndetin mendor të të rinjve, nuk është më cështje statistike apo mburrje inovacioni, por është problem i madh social dhe çështje e shëndetit publik.

Në Shqipëri, mbi gjysma e popullsisë 50.7 % përdor rrjete sociale, kryesisht Facebook dhe Instagram

Teknologjitë digjitale kanë ndryshuar konceptet e prindërimit, shoqërimit, komunikimit,ndërveprimit, duke normalizuar dhunën, urrejtjen, tjetërsimin, indiferencën ndaj së keqes. Të rinjtë e sotëm jetojnë në një botë me të tjera koncepte kohe dhe distance, në betejë të vazhdueshme për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.

Franca, Irlanda, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar po e trajtojnë përdorimin e tepërt të ekraneve si një rrezik për shëndetin, duke ndërmarrë masa parandaluese dhe edukative.

Por shumica e vendeve, përfshirë Shqipërinë nuk e kanë përfshirë ende sektorin e shëndetësisë në politikat për sigurinë dixhitale.

Sipas hartës politike të përgatitur nga DTH-Lab i OBSH Europe, shumë vende kufizohen në moderimin e përmbajtjes, duke mos adresuar rreziqet që burojnë nga vetë platformat.

Shqipëria, Azerbajxhani, Hungaria, Irlanda dhe Polonia përqendrohen në bllokimin e përmbajtjes së dëmshme, por nuk ndërhyjnë në mekanizmat e algoritmeve që krijojnë varësi dhe ndikojnë në sjelljen e të rinjve.

Në anën tjetër, Franca ka vendosur pëlqimin prindëror për përdorimin e rrjeteve sociale, filtra të parainstaluar në pajisje dhe përgjegjësi ligjore për platformat online.

Mbretëria e Bashkuar, përmes Ligjit për Sigurinë Online, detyron platformat të raportojnë algoritmet, të mbrojnë të miturit dhe të sigurojnë transparencë të plotë.

Një nga gjetjet më të rëndësishme është mospërfshirja e sektorit të shëndetësisë në hartimin e politikave dixhitale. Platformat ndryshojnë çdo javë dhe pa dyshim teknologjia s’është armiku, por ngadalësia dhe indiferenca po e kthejnë urrejtjen dhe kërcënimin online në armën më të rrezikshme shfarosëse të një brezi.

Nëse nuk ecim me shpejtësinë e inovacionit, do të mbetemi pas në luftën për një hapësirë digjitale të shëndetshme e njerëzore

Shqipëria ka ecur me” hapin e kohës” të teknologjisë digjitale, me programe kodimi, trajnime TIK, risi aplikacionesh, por mungon ura lidhëse, një qasje të integruar që përfshin rrezikun që sjell për shëndetin mendor ekspozimi i gjatë online. Urrejtja, mpirja, ankthi po i jep formën më të rrezikshme shoqërisë, më shumë sesa arsimi apo arti.

Rregullimi nuk është censurë është mirëqënie, shëndet i individit dhe siguri se zhvillimi nuk do na kthejë në barbarizëm.

Për vite e breza të tërë, shoqëritë sado të ndryshme kishin një të përbashkët: mbrojtjen e  fëmijëve si interesin më të lartë. Por ja që duke u zhvilluar , krijuam një botë virtuale, ku të gjithë jemi të ekspozuar ndaj një universi që nuk e kuptojmë plotësisht.

Sot, provat janë tronditëse: një fëmijëri dhe rini e lidhur pas smartphone po dëmton mendërisht një brez të tërë.

Dhe pyetja që mbetet është e thjeshtë.

A jemi në rregull me këtë kompromisin e lirisë së online- pa kushte?

 

Ekofin Media
Ekofin Media
digjitalizimi ekrani facebook inovacioni Instagram majlinda bregu obsh shëndeti mendor
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026

Shoqëria Evropiane, çfarë do të sjellë forma e re për kompanitë shqiptare

08:07 - Korrik 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter