Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Importi i mallrave kryesore të akcizës ka paraqitur një ecuri të ndryshme gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se deri në fund të muajit qershor kanë rënë importet e karburanteve dhe birrës, ndërsa janë rritur ato të cigareve dhe, në mënyrë veçanërisht të fortë, importet e kafesë.

Karburantet vijojnë të zënë peshën më të madhe në importet e mallrave të akcizës. Deri në fund të qershorit 2026 janë importuar 332,142 ton, nga 345,202 ton në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie prej 3.8%, ose rreth 13 mijë ton më pak, kjo ndikuar nga periudha kur u rritën ndjeshëm çmimet.

Në të kundërt, importi i cigareve ka vijuar të rritet. Në gjashtëmujor janë importuar 1,689 ton, kundrejt 1,509 tonëve në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke regjistruar një rritje prej 11.9%.

Edhe importet e kafesë kanë shënuar zgjerim të ndjeshëm. Sasia e importuar arriti në 5,392 ton, nga 4,760 ton një vit më parë, ose 13.3% më shumë, duke reflektuar rritjen më të fortë ndër mallrat kryesore të akcizës.

Ndërkohë, importi i birrës ka shënuar rënie. Deri në fund të qershorit janë importuar 25.48 milionë litra, nga 26.25 milionë litra në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose rreth 2.9% më pak.

Nëse analizohen vetëm të dhënat e muajit qershor, tabloja paraqitet disi ndryshe.

Importi i karburanteve gjatë qershorit arriti në 69,003 ton, kundrejt 65,964 tonëve në qershor 2025, duke shënuar një rritje prej 4.6%.

Për cigaret, gjatë muajit qershor u importuan 356 ton, nga 332 ton një vit më parë, ose 7.2% më shumë.

Rritjen më të fortë mujore e ka regjistruar kafeja. Gjatë qershorit u importuan 1,520 ton, nga 777 ton në të njëjtin muaj të vitit 2025, çka përfaqëson një rritje prej rreth 95.6%, pothuajse dyfishim të importeve.

Edhe birra ka shfaqur një ecuri pozitive në muajin qershor, pavarësisht rënies në totalin e gjashtëmujorit. Importet arritën në 7.498 milionë litra, nga 7.335 milionë litra në qershor 2025, duke shënuar një rritje prej 2.2%. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
akcizës Dyfishohet importuar kafja mallrat qershor
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter