Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Individët dhe shoqëritë që ushtrojnë aktivitet në projektimin, mbikëqyrjen dhe kolaudimin e ndërtimeve pa licencë të vlefshme do të rrezikojnë heqjen e së drejtës për të punuar për një periudhë deri në pesë vjet. Masa të ngjashme parashikohen edhe për dokumente të rreme, punë pa drejtues teknik dhe mosrespektim të kufizimeve të punësimit.

Rregullat e reja janë miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 561, datë 15 korrik 2026, dhe zëvendësojnë rregulloren e licencimit të vitit 2014. Licencimi është i detyrueshëm për të gjithë individët dhe personat juridikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtari në studim e projektim, si dhe në mbikëqyrjen e kolaudimin e punimeve të ndërtimit.

Sa u përket masave administrative, për shkeljen e parë, kur ajo nuk është kryer në mënyrë të përsëritur, ndalimi i aktivitetit është gjashtë muaj. Në rast përsëritjeje, masa rritet në një vit, ndërsa një shkelje tjetër pas përfundimit të një sanksioni të mëparshëm sjell ndalim për tre vjet.

Masa më e rëndë, prej pesë vjetësh, zbatohet kur një subjekt ushtron aktivitet pa pasur licencë të vlefshme për kategorinë përkatëse ose vazhdon të punojë gjatë periudhës kur është i penalizuar.

Sanksionet zbatohen edhe kur konstatohen deklarime të rreme ose dokumente të pavërteta, kur shoqëria punon pa drejtues teknik, apo kur shoqëria dhe drejtuesi nuk respektojnë procedurat pas përfundimit të marrëdhënies së punës. Në rastet e dokumenteve ose deklarimeve të rreme, masa administrative shoqërohet edhe me kallëzim pranë organeve kompetente.

Drejtuesi teknik nuk mund të punojë në dy shoqëri

Rregullorja vendos kufizime të posaçme për drejtuesit teknikë, mbi licencat individuale të të cilëve mbështetet licenca e shoqërisë.

Drejtuesi teknik nuk mund ta ushtrojë këtë rol në më shumë se një shoqëri dhe nuk mund të ketë njëkohësisht një punë tjetër me kohë të plotë. Punësimi tjetër lejohet vetëm me kohë të pjesshme dhe duhet të dokumentohet.

Kur puna tjetër lidhet me projektimin, zbatimin, mbikëqyrjen ose kolaudimin, drejtuesi teknik nuk mund të angazhohet për të njëjtat ndërtime apo vepra që ndiqen nga shoqëria ku mban këtë detyrë.

Në këtë rol nuk mund të regjistrohen as punonjësit e institucioneve shtetërore qendrore, vendore ose të pavarura, kur aktiviteti privat krijon konflikt interesi.

Kontrata ndërmjet shoqërisë dhe drejtuesit teknik duhet të jetë e noterizuar dhe me afat mbi një vit. Për drejtuesit teknikë në studim dhe projektim kërkohen të paktën pesë vjet eksperiencë pas diplomimit në nivelin master. Për personat me mesatare 9 ose më shumë, kufiri ulet në tre vjet.

Për drejtuesit teknikë të shoqërive që kryejnë mbikëqyrje dhe kolaudim kërkohen të paktën 15 vjet eksperiencë pas përfundimit të studimeve të ciklit të dytë.

Shtatë ditë për njoftimin, 30 ditë për zëvendësimin

Kur drejtuesi teknik largohet nga shoqëria ose i përfundon kontrata, si drejtuesi, ashtu edhe shoqëria duhet të njoftojnë Komisionin brenda shtatë ditëve pune.

Shoqëria ka më pas 30 ditë nga largimi për të emëruar drejtuesin e ri teknik. Gjatë kësaj periudhe ajo nuk mund të ushtrojë aktivitet pa drejtues. Mosnjoftimi ose vazhdimi i punës pa drejtues teknik sjell masa administrative.

Për t’u licencuar, shoqëritë duhet të kenë status aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të mos kenë detyrime tatimore të papaguara dhe të mos jenë në proces falimentimi apo likuidimi.

Aplikimet kryhen nëpërmjet portalit “e-Albania”. Dokumentet duhet të ngarkohen nga origjinali ose si kopje të njësuara me të, ndërsa dokumentet e huaja duhet të jenë të legalizuara ose të pajisura me apostilë dhe të përkthyera zyrtarisht në shqip.

Sekretariati teknik kontrollon dokumentacionin brenda pesë ditëve pune. Kur ka mangësi, aplikuesi ka dhjetë ditë pune për t’i plotësuar; në të kundërt, aplikimi kthehet.

Komisioni duhet të marrë vendim brenda 35 ditëve pune nga paraqitja e aplikimit, përveç rasteve kur nevojiten verifikime shtesë të dokumentacionit.

Licencat individuale jepen me afat të përhershëm. Për shoqëritë, vlefshmëria lidhet me kontratën e drejtuesit teknik me afatin më të shkurtër, por nuk mund të kalojë pesë vjet. Shtimi i kategorive në licencë mund të kërkohet normalisht pas të paktën një viti./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
afatet drejtues teknik licencat ndertimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter