Diskutime të gjata mbi mbrojtjen ndaj zjarrit dhe nivelin e sigurisë së ndërtimeve në Shqipëri: ja cilat janë pikat kyçe të izolimit të një ndërtese. Knauf Insulation, pjesë e kompanisë gjermane lider të industrisë Knauf, do të jetë pjesë e konferencës Vlera e Pronës II, për të sjellë teknikat më inovatore dhe teknologjinë më të lartë që premtojnë ndërtesa të sigurta dhe me performancë të lartë ndër vite.
Në ditët e fundit në Shqipëri, është folur gjatë për mbrojtjen e ndërtesave ndaj zjarreve apo fatkeqësive të tjera natyrore, duke vendosur në dyshim respektimin e standardeve evropiane të sigurisë së ndërtimit dhe izolimit. Shpeshherë, aludohet se ndërtuesit shqiptarë përzgjedhin materiale të cilësisë së dobët të izolimit, për të arritur kështu në një kosto më të ulët të ndërtimit.
Tregu i ndërtimit në Shqipëri është në zhvillim të vazhdueshëm dhe dukshëm, ka nevojë për më shumë cilësi dhe standarde evropiane. Qytetarët shqiptarë kërkojnë banesa të sigurta, që do t’u mundësojnë atyre një jetë të qetë në planin afatgjatë. Sot, në Tiranë dhe më gjerë, projektet më të mira të ndërtimit, qofshin rezidenca banimi, projekte turistike apo ndërtesa komerciale, janë ato që dinë të zgjedhin materialet më të mira të ndërtimit dhe izolimit, pa bërë kompromis me cilësinë. E thënë ndryshe, në projektet elitare të ndërtimit vendas, janë përdorur thuajse çdo herë, produktet e linjës Knauf Insulation.
Knauf Insulation është një kompani që operon në industrinë e ndërtimit dhe siguron rritjen e performancës së ndërtesave të ndryshme.
Produktet e saj më të spikatura janë ato të izolimit termik, izolimit akustik dhe mbrojtjes ndaj zjarrit, duke patur në fokus, efikasitetin energjetik në ndërtesa. Knauf është padiskutim një lider i industrisë, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën, me një prezencë të lartë në më shumë se 40 shtete të ndryshme dhe një eksperiencë të jashtëzakonshme të ndërtuar në mbi 80 vite.
Në datën 28 Prill, pranë Hotel Mak Tirana, do të zhvillohet konferenca e dedikuar ndaj real estate, e titulluar Vlera e Pronës II, aty ku do të jenë të pranishëm edhe disa nga figurat më të rëndësishme drejtuese nga Knauf Insulation. Ata do të ndajnë me audiencën e gjerë, ekspertizën e tyre të vyer mbi konceptet dhe teknologjinë më të lartë të izolimit të ndërtesave, duke sjellë një perspektivë krejt ndryshe mbi industrinë e ndërtimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Për Knauf Insulation, gjithmonë ka qenë e rëndësishme të flitet për qëndrueshmërinë në industrinë e ndërtimit, për reduktimin e konsumit të energjisë në ndërtesa, për uljen e niveleve të emitimit të CO2 apo për konceptin e ekonomisë qarkulluese. Vizioni ka qenë gjithmonë i qartë: t’i jepet prioritet sigurisë së njerëzve dhe të ndërtohen ndërtesa me performancë më të lartë afatgjatë. Në tryezën e debatit të konferencës, Knauf Insulation do të tregojë qasjen e saj ndaj udhëzimeve rregullatore në Shqipëri dhe nivelit të sigurisë në projektet e ndërtimit.
