Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021

13:35 - Qershor 10, 2026

Kreditë me probleme zbresin në 3.75% në prill, niveli më i ulët në 18 vite

12:06 - Qershor 10, 2026

Modeli francez i administrimit të pasurive të krimit, AAPSK dhe ARO zgjerojnë bashkëpunimin ndërkombëtar

12:04 - Qershor 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Modeli francez i administrimit të pasurive të krimit, AAPSK dhe ARO zgjerojnë bashkëpunimin ndërkombëtar

12:04 - Qershor 10, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një delegacion i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO), i drejtuar nga Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, zhvilloi më 9-10 qershor 2026 një vizitë pune në Paris, Francë, në kuadër të projektit të Këshillit të Europës “Forcimi i Rezistencës së Sektorit Publik ndaj Korrupsionit në Shqipëri”, i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Këshilli i Europës.

Gjatë vizitës, delegacioni shqiptar u prit nga përfaqësues të Agjencisë Franceze për Menaxhimin dhe Rikuperimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AGRASC), institucionit përgjegjës për administrimin e aseteve me origjinë kriminale në Francë.

Takimet u fokusuan në shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira lidhur me menaxhimin e pasurive të paluajtshme, administrimin e kompanive nën sekuestro, menaxhimin e llogarive dhe fondeve monetare, përdorimin e përkohshëm dhe shitjet e ndërmjetme të pasurive, si dhe trajtimin e aseteve virtuale dhe dixhitale. Në vëmendje të veçantë ishte edhe mbledhja e të dhënave statistikore në fushën e rikuperimit të aseteve, si dhe bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar për gjurmimin, sekuestrimin dhe administrimin e tyre.

Pala shqiptare zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësues të Service des Domaines pranë Ministrisë Franceze të Ekonomisë dhe Financave, Caisse des Dépôts et Consignations (CDC), si dhe me Platformën Kombëtare për Identifikimin e Pasurive Kriminale (PIAC), duke u njohur nga afër me mekanizmat institucionalë që garantojnë administrimin efikas dhe transparent të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në Francë.

Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, vlerësoi rëndësinë e këtij shkëmbimi profesional, duke theksuar se njohja me modelin francez kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në zhvillimin e praktikave më të mira të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në Shqipëri.

Vizita shërbeu gjithashtu për të diskutuar mundësi të reja bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, në funksion të rritjes së efikasitetit sa i përket rikuperimit dhe menaxhimit të aseteve dhe forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

AAPSK mbetet e angazhuar për të përfituar nga praktikat më të avancuara europiane, me qëllim garantimin e një administrimi sa më efektiv, transparent dhe në interes të publikut të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Ekofin Media
Ekofin Media
aapsk administrimi francez krimit pasurive risena xhaja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021

13:35 - Qershor 10, 2026

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:10 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021

gazetar_113:35 - Qershor 10, 20260

Një raport i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i dorëzuar në Kuvend dhe i siguruar…

Karburantet ulen sërish, nafta dhe benzina më të lira me 2 lekë për litër

11:58 - Qershor 10, 2026

Paga mesatare në Shqipëri arrin në 90 mijë lekë, rritet me 9.6% në tremujorin e parë të 2026

11:11 - Qershor 10, 2026

Papunësia rikthehet në rritje në fillim të vitit, bien punësimi dhe aktiviteti ekonomik

11:06 - Qershor 10, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:35 - Qershor 10, 2026

Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021

11:58 - Qershor 10, 2026

Karburantet ulen sërish, nafta dhe benzina më të lira me 2 lekë për litër

11:11 - Qershor 10, 2026

Paga mesatare në Shqipëri arrin në 90 mijë lekë, rritet me 9.6% në tremujorin e parë të 2026

Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021

13:35 - Qershor 10, 2026

Kreditë me probleme zbresin në 3.75% në prill, niveli më i ulët në 18 vite

12:06 - Qershor 10, 2026

Modeli francez i administrimit të pasurive të krimit, AAPSK dhe ARO zgjerojnë bashkëpunimin ndërkombëtar

12:04 - Qershor 10, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter