Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka shpallur një procedurë të hapur prokurimi elektronik për kontraktimin e shërbimit të mirëmbajtjes së Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar (AFMIS), i njohur si sistemi i Thesarit.
Objekti i kontratës është ofrimi i shërbimit të mirëmbajtjes së sistemit AFMIS për Ministrinë e Financave, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh nga data e nënshkrimit të kontratës. Sistemi AFMIS është një zgjidhje homogjene dhe e integruar, që siguron efikasitet dhe transparencë në planifikimin, ekzekutimin dhe raportimin e buxhetit të shtetit.
Fondi limit i kontratës është 169,462,000 Lekë pa TVSH (rreth 1,732,209 Euro).
Qëllimi i këtij shërbimi është mirëmbajtja e Sistemit të Menaxhimit Financiar Shqiptar (Albanian Financial Management Information System – AFMIS), i implementuar (hostuar) në ambientet e dhomës së serverave të Ministrisë së Finanacave dhe Datacenterin Qeveritar, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Mirëmbajtja përfshin çdo komponent të tij, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës 99.95% dhe për të gjitha shërbimet e ofruara nga ky sistem./ekofin.al
