Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Abuzimi me fondet e BE-së çon në burg, qeveria propozon ashpërsim të Kodit Penal dhe dënime deri në 12 vite

09:53 - Qershor 16, 2026

Tatimet sqarojnë ligjin e faljes fiskale: Kush përfiton, kush përjashtohet dhe cilat janë afatet

09:22 - Qershor 16, 2026

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

09:14 - Qershor 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Miratohet rregullorja e re e AKEP për inspektimet, kontrolle dhe gjoba mbi xhiron për operatorët e komunikimeve elektronike

05:59 - Qershor 16, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar një rregullore të re që riformaton tërësisht mënyrën e inspektimit të operatorëve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke vendosur procedura më të detajuara kontrolli, masa më të forta administrative dhe një metodologji të re për llogaritjen e gjobave.

Rregullorja, e miratuar me vendimin nr. 15, datë 28 maj 2026 të Këshillit Drejtues të AKEP, zëvendëson metodikën e mëparshme të vitit 2016 dhe vjen në zbatim të ligjit të ri nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumenti krijon një kuadër të ri mbikëqyrjeje për të gjithë sipërmarrësit që ofrojnë rrjete dhe shërbime komunikimesh elektronike, duke përfshirë operatorët celularë, ofruesit e internetit, operatorët e rrjeteve fikse dhe subjektet që përdorin frekuenca radio apo numeracion të licencuar nga AKEP.

Inspektime të bazuara në analizën e riskut

Një nga risitë kryesore është kalimi drejt një sistemi inspektimi të bazuar në analizën e riskut. AKEP do të hartojë plane vjetore dhe mujore inspektimi, duke përzgjedhur subjektet që do të kontrollohen sipas peshës së tyre në treg, numrit të përdoruesve, teknologjisë së përdorur, cilësisë së shërbimit, historikut të shkeljeve dhe nivelit të ankesave të konsumatorëve.

Operatorët do të kategorizohen sipas nivelit të rrezikut në tre grupe: me risk të lartë, të mesëm dhe të ulët, çka do të ndikojë drejtpërdrejt në frekuencën e kontrolleve.

Sipas rregullores, si rregull i përgjithshëm çdo sipërmarrës do të inspektohet në bazë të programit vjetor të miratuar, por AKEP ruan të drejtën të kryejë edhe inspektime jashtë programit në raste të veçanta.

Kontrolle të papritura dhe inspektime në raste emergjence

AKEP parashikon mundësinë e inspektimeve të paparalajmëruara nëse ekziston rreziku që njoftimi paraprak të pengojë efektivitetin e kontrollit, kur konstatohet një shkelje në flagrancë ose në rast aksidentesh, incidentesh dhe situatash emergjente që mund të prekin përdoruesit apo infrastrukturën e komunikimeve elektronike.

Rregullorja i jep inspektorëve kompetenca të gjera, duke përfshirë hyrjen në ambientet e operatorëve, marrjen e dokumentacionit, sekuestrimin e provave, marrjen e mostrave për verifikim dhe kërkimin e mbështetjes së forcave ligjzbatuese kur është e nevojshme.

Nga ana tjetër, subjektet e inspektuara kanë të drejtë të njihen me urdhrin e inspektimit, të ndjekin procesin përmes përfaqësuesve të tyre, të japin shpjegime dhe të kundërshtojnë gjetjet apo masat e propozuara.

AKEP do të monitorojë operatorët edhe nga distanca

Një tjetër element i rëndësishëm është institucionalizimi i kontrollit në distancë. Përmes sistemeve të monitorimit dhe pajisjeve të specializuara, AKEP do të mund të verifikojë përdorimin e frekuencave radio, respektimin e detyrimeve rregullatore, cilësinë e shërbimeve dhe trajtimin e ankesave të abonentëve pa qenë e nevojshme prania fizike në ambientet e operatorëve.

Rezultatet e monitorimeve në distancë mund të shërbejnë si bazë për rekomandime, masa korrigjuese apo procedura administrative ndaj operatorëve që rezultojnë në shkelje.

Masa urgjente deri në bllokimin e pajisjeve

Rregullorja parashikon gjithashtu mekanizma të ndërhyrjes së menjëhershme kur konstatohet një rrezik serioz për interesin publik.

Inspektorët mund të urdhërojnë ndërprerjen e një veprimtarie, ndalimin e funksionimit të pajisjeve apo instalimeve të caktuara, bllokimin e pajisjeve të paautorizuara dhe marrjen e masave të tjera që konsiderohen të domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë publike.

Në rastet kur një subjekt ushtron aktivitet në fushën e komunikimeve elektronike pa autorizim ose licencë nga AKEP, inspektorët mund të vendosin bllokimin, inventarizimin dhe sekuestrimin e pajisjeve të përdorura. Nëse brenda 30 ditëve nuk paraqitet ankim, pajisjet mund të kalojnë për shitje sipas procedurave ligjore në fuqi.

Po ashtu, pajisjet që shkaktojnë interferenca të dëmshme në rrjetet e komunikimeve elektronike mund të nxirren menjëherë jashtë funksionit deri në eliminimin e problemit teknik.

Gjoba sipas modelit europian

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me mënyrën e vendosjes së gjobave.

AKEP ka përfshirë për herë të parë në këtë rregullore një metodologji të posaçme për llogaritjen e masave administrative, e cila bazohet në parimet e Kodit Europian të Komunikimeve Elektronike dhe në modelin e përdorur nga Bashkimi Europian për mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR).

Sipas dokumentit, ligji i ri nuk parashikon më gjoba fikse, por sanksione të lidhura me qarkullimin vjetor bruto të operatorëve. Qëllimi është që masat administrative të jenë proporcionale me madhësinë ekonomike të subjektit dhe njëkohësisht të kenë efekt parandalues.

Në vendosjen e gjobës do të merren në konsideratë rëndësia dhe kohëzgjatja e shkeljes, rrethanat në të cilat ajo është kryer, historiku i mëparshëm i operatorit dhe pasojat që ka shkaktuar shkelja.

Rregullorja parashikon gjithashtu se subjektet që paguajnë gjobën brenda 30 ditëve nga njoftimi përfitojnë një ulje automatike prej 15% të shumës së vendosur.

Mundësi për revokimin e frekuencave dhe licencave

Për shkeljet më të rënda, AKEP mund t’i propozojë Këshillit Drejtues masa më të forta, deri në revokimin e të drejtës së përdorimit të frekuencave, numeracionit ose të drejtës për të ofruar rrjete dhe shërbime komunikimesh elektronike. Përpara marrjes së një vendimi të tillë, operatorit i garantohet e drejta e dëgjesës në një seancë administrative.

Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, AKEP synon të forcojë mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike, të rrisë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të sigurojë respektimin e standardeve të reja të vendosura nga ligji i ri për komunikimet elektronike. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
akep inspektimet operatorët rregulllorja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Abuzimi me fondet e BE-së çon në burg, qeveria propozon ashpërsim të Kodit Penal dhe dënime deri në 12 vite

09:53 - Qershor 16, 2026

Tatimet sqarojnë ligjin e faljes fiskale: Kush përfiton, kush përjashtohet dhe cilat janë afatet

09:22 - Qershor 16, 2026

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

09:14 - Qershor 16, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Abuzimi me fondet e BE-së çon në burg, qeveria propozon ashpërsim të Kodit Penal dhe dënime deri në 12 vite

gazetar_109:53 - Qershor 16, 20260

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik një paketë ndryshimesh në Kodin Penal që synon të…

Tatimet sqarojnë ligjin e faljes fiskale: Kush përfiton, kush përjashtohet dhe cilat janë afatet

09:22 - Qershor 16, 2026

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

09:14 - Qershor 16, 2026

Bashkitë shpenzuan një të katërtën e buxhetit në 2 muajt e fundit të vitit 2025

06:01 - Qershor 16, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:53 - Qershor 16, 2026

Abuzimi me fondet e BE-së çon në burg, qeveria propozon ashpërsim të Kodit Penal dhe dënime deri në 12 vite

09:22 - Qershor 16, 2026

Tatimet sqarojnë ligjin e faljes fiskale: Kush përfiton, kush përjashtohet dhe cilat janë afatet

09:14 - Qershor 16, 2026

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Abuzimi me fondet e BE-së çon në burg, qeveria propozon ashpërsim të Kodit Penal dhe dënime deri në 12 vite

09:53 - Qershor 16, 2026

Tatimet sqarojnë ligjin e faljes fiskale: Kush përfiton, kush përjashtohet dhe cilat janë afatet

09:22 - Qershor 16, 2026

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

09:14 - Qershor 16, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter