Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Miratohen zonat malore me përparësi zhvillimi në 4 bashki

15:23 - Prill 10, 2026 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka miratuar katër vendime të reja që shpallin gjithsej 32 zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Cërrik, Këlcyrë, Lushnjë dhe Poliçan, në vijim të zbatimit të ligjit nr.20/2025 “Për paketën e maleve”.

Në Bashkinë Cërrik janë shpallur 14 zona, të shpërndara në njësitë administrative Klos, Shalës, Gostimë, Mollas dhe Cërrik, me një sipërfaqe totale prej 1,958 hektarësh. Zonat përfshijnë fshatra si Floq, Liçaj, Banjë, Malasej, Xherie, Qafë, Selitë, Shtepanj, Shtermen, Shushicë dhe Topojan, por edhe një zonë që përfshin disa fshatra njëherësh, si dhe territor në qytetin e Cërrikut.

Pesha kryesore e këtyre vendimeve bie mbi Bashkinë Këlcyrë, ku janë shpallur 8 zona me një sipërfaqe totale prej 24,693 hektarësh. Shtrirja përfshin dhjetëra fshatra në njësitë administrative Ballaban, Sukë, Dëshnicë dhe Këlcyrë, duke e bërë këtë bashki përfituesen më të madhe mes katër vendimeve të reja.

Në Bashkinë Lushnjë janë shpallur 5 zona me përparësi zhvillimi, me sipërfaqe totale 177 hektarë, të vendosura në Kolonjë, Hysgjokaj, Dushk dhe Karbunarë. Ndërsa në Bashkinë Poliçan janë shpallur 5 zona të tjera, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 11,547 hektarësh, të përqendruara kryesisht në njësitë administrative Vërtop dhe Tërpan.

Në të katër bashkitë, aktivitetet që do të lejohen në këto zona janë të zhvillimit ekonomik, industrial dhe turistik. Për zbatimin e vendimeve janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkitë përkatëse, ndërsa aktet do të hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. / ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Cërrik kelcyre lushnje polican
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

“Quartz”: Gjirokastra dhe Berati, destinacionet shqiptare që po sfidojnë qytetet evropiane

12:08 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter