Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Miratohen kriteret dhe formati i lejes për kultivimin e cannabis-it

11:05 - Prill 19, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Miratohet formati i lejes për për ushtrimin e aktivitetit të importit të farës, fidanit, klonit ose bimës mëmë, magazinimit, kultivimit, prodhimit dhe përpunimit, transportit, si dhe eksportit të nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të cannabis-it për qëllime industriale.

Sipas Udhëzimit, leja jepet për disa lloje aktivitetesh si: importi i farës, klonit, fidanit ose bimës mëmë të cannabis-it për qëllime industriale, magazinimi dhe transporti i tyre; për këtë leje subjekti aplikues duhet të të jetë i pajisur me marrëveshjen paraprake të shitjes së farës, klonit, fidanit ose bimës mëmë me subjektin e lejuar për kultivimin e bimës së cannabis-it, i cili do ta blejë atë, si dhe të disponojë ambiente për magazinim dokumentuar me planvendosjen përkatëse.

Aktivitetet e tjera përfshijnë kultivimin e bimës së cannabis-it me qëllim përfitimin e lules; përfitimin e farës dhe fibrës përpunimi fillestar, prodhimi, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të bimës së cannabis-it.

Subjekti mund të kontraktojë për aktivitetin e transportit një palë të tretë, e cila duhet të plotësojë të gjitha kushtet dhe rregullat për ruajtjen dhe sigurinë fizike.

Për t’u pajisur me leje duhet të përmbushen kriteret për çdo aktivitet, të cilat përfshijnë nga procedurat standarde operacionale në përputhje me EU-GACP, HACCP/ISO, si dhe EUGMP për produkte kozmetike dhe ato ushqimore, si dhe marrëveshje paraprake e shitjes me subjektin pritës për blerjen e produkteve përfundimtare të bimës së cannabis-it për qëllime industriale.

Ndër kriteret e përgjithshme, subjekti që kërkon të pajiset me leje duhet të plotësojë kushtet dhe kriteret e përgjithshme si të jetë i regjistruar në regjistrin tregtar me objekt veprimtarie aktivitetet e përfshira në leje; të ketë një plan biznesi 5-vjeçar në përputhje me këto aktivitete; të ketë një rregullore për proceset e brendshme administrative si dhe një plan trajnimi për punonjësit sipas aktiviteteve përkatëse; performancë financiare pozitive në vitin e fundit financiar; të mos ketë detyrime të papaguara të prapambetura ndaj administratës tatimore, njësive vendore, si dhe për furnizimin me energji elektrike dhe ujë tj.

Një kriter i rëndësishëm  që të ketë staf të punësuar për të cilët është verifikuar pastërtia e figurës, ku sipas ligjit dhe udhëzimit të përbashkët, stafi dhe familjarët e tyre duhet të kenë integritet moral të lartë; të mos jenë përdorues të drogërave; të mos jenë dënuar për vepra në fushën e narkotikëve dhe krimit të organizuar, por gjithashtu në 5 vitet të mos kenë pasur ndonjë kontakt të papërshtatshëm që të kenë qenë në hetim apo të dënuar nga Gjykata për veprat penale me narkotikët ose krimin e organizuar./ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
cannabis kozmetike kriteret leja miratohet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter