Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ministri i Financave dhe Guvernatori në Takimet Vjetore të FMN dhe BB në Uashington

14:22 - Tetor 25, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria po përfaqësohet në mbledhjen vjetore të nivelit të lartë të Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe Bankës Botërore në Uashington DC, SHBA, nga ministri i Financave Petrit Malaj dhe Guvernatori i BSh, Gent Sejko.

Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit më të lartë të FMN-së dhe BB-së, së bashku me guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione ndërkombëtare financiare, mblidhen së bashku për të diskutuar zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore.

Gjatë takimeve me përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare. Gjatë pjesëmarrjes në këto mbledhje, Sejko zhvilloi disa takime të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, si dhe me Matteo Bugamelli, drejtor ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, me të cilin diskutoi mbi nevojën dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer midis institucioneve dhe vijimit të ofrimit të asistencës teknike në të ardhmen.

Në takimin me guvernatorët e bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor, pëfaqësues të BB dhe zëvendësguvernatoren e Bankës së Italisë, Chiara Scotti, u ndal në  zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave, siç është zbatimi i projektit për pagesat në kohë reale (Instant Payment) dhe me kosto më të ulët për qytetarët si dhe sfidat e inovacionit në teknologji.

Ndërsa ministri i Financave Petrit Malaj mori pjesë në ministerialin e organizuar nga Banka Botërore për rritjen e efektivitetit të projekteve të zhvillimit, në të cilin u propozuan dy iniciativa të reja për të përshpejtuar zbatimin dhe impaktin e projekteve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, iniciativa e parë ka të bëjë me mobilizimin e granteve për përgatitjen e projekteve pa rënduar borxhin publik, duke përmirësuar kohën e përgatitjes dhe cilësinë.

Propozimi i dytë është ngritja e një akademie për të rritur kapacitetin e punonjësve të administratës për të menaxhuar projekte të ndryshme.

Nga ana e saj, Ministria e Financave mbështeti këto inciativa të dobishme për përmirësimin e zbatimit të projekteve dhe theksoi hapat e ndjekura nga qeveria shqiptare.

“E para ka të bëjë me përputhjen më të mirë të propozimeve të investimeve me Programin Buxhetor Afatmesëm dhe e dyta me përmirësimin e proceseve të prokurimit, mundësisht duke përdorur Inteligjencën Artificiale”, njoftoi Ministria e Financave.

Ekofin Media
Ekofin Media
bb fmn gent sejko petrit malaj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter