Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ministri Demo: Bashkitë duhet të rrisin të ardhurat dhe të kthehen në motorë të zhvillimit ekonomik

18:28 - Janar 17, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bashkitë duhet të dalin nga roli pasiv i administrimit dhe të shndërrohen në aktorë aktivë të rritjes ekonomike, duke zgjeruar bazën e të ardhurave të tyre dhe duke kontribuar më drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë kombëtare. Ky ishte mesazhi kryesor i Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, gjatë takimit të zhvilluar sot me kryebashkiakët, të thirrur nga Kryeministri Edi Rama, ku u diskutuan sfidat e vitit 2026, sezoni turistik dhe problematikat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, veçanërisht lufta kundër mbetjeve plastike.

Sipas Ministrit Demo, qasja e qeverisë ndaj pushtetit vendor është ajo e një partneriteti të qëndrueshëm dhe të sigurt, ku bashkitë nuk shihen vetëm si struktura administrative, por si hallka kyçe për çlirimin e energjive ekonomike në nivel lokal. Ai theksoi se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për një transformim të thellë ekonomik dhe social, por ky transformim nuk mund të realizohet pa një rol më aktiv të bashkive në krijimin e burimeve të rritjes ekonomike.

Në këtë kuadër, Demo nënvizoi se rritja e të ardhurave vendore duhet të jetë një objektiv strategjik për çdo bashki, jo vetëm për të përmirësuar autonominë financiare, por edhe për të rritur kontributin e pushtetit vendor në ekonominë kombëtare. Sipas tij, zhvillimi territorial, logjistika, mirëmbajtja e infrastrukturës rurale dhe menaxhimi më efikas i burimeve lokale janë fusha konkrete ku bashkitë mund të gjenerojnë më shumë të ardhura dhe të krijojnë vlerë ekonomike të qëndrueshme.

Ministri u ndal edhe te sfidat dinamike me të cilat përballen bashkitë, duke përmendur ngjarjet e fundit natyrore si përmbytjet, të cilat ekspozojnë nevojën për më shumë investime parandaluese dhe planifikim afatgjatë. Ai theksoi se mbështetja nga qeverisja qendrore synon jo vetëm menaxhimin e emergjencave, por mbi të gjitha parandalimin e tyre dhe orientimin e fondeve drejt zhvillimit ekonomik lokal, duke e kthyer territorin në një burim real rritjeje.

Demo evidentoi gjithashtu instrumente konkrete që synojnë forcimin financiar të bashkive, si Paketa e Maleve, Granti i Performancës dhe roli i Akademisë së Pushtetit Vendor, të cilat, sipas tij, duhet të shfrytëzohen për të rritur kapacitetet administrative dhe për të përmirësuar menaxhimin e të ardhurave vendore. Në të njëjtën linjë, ai vlerësoi rëndësinë e Strategjisë Kombëtare të Turizmit dhe të rregullores së plazheve, duke theksuar se suksesi i turizmit nuk kufizohet vetëm në bregdet, por shtrihet në të gjithë territorin, duke krijuar mundësi ekonomike për të 61 bashkitë e vendit.

Sipas Ministrit, zhvillimi i një ekonomie lokale të qëndrueshme në çdo cep të territorit është çelësi për rritjen e përgjithshme ekonomike të vendit. Çdo bashki, pavarësisht madhësisë apo pozicionit gjeografik, ka potencial për të gjeneruar aktivitet ekonomik, për të zgjeruar bazën e taksave dhe tarifave vendore dhe për të ndërtuar burime të qëndrueshme financimi.

Duke folur për vitin 2026, Demo paralajmëroi se bashkitë duhet të përgatiten edhe për një intensifikim të kuadrit rregullator, në funksion të procesit të integrimit evropian. Sipas tij, ky “cunami” rregullativ duhet të përkthehet në shërbime më cilësore për qytetarët dhe në një administratë vendore më efikase, që jo vetëm zbaton rregullat, por i shndërron ato në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për komunitetet lokale.

Ekofin Media
Ekofin Media
bashkia ervin demo Ministri pushteti vendor
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

gazetar_215:23 - Korrik 27, 20260

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës me titull “Ditë të mira për konsumatorin shqiptar” ngre më…

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:23 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

14:46 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:21 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter