Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Meloni kthen Italinë në “binarët fiskalë”, këtë vit synon objektivin 3% të deficitit

11:19 - Tetor 4, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Sipas qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni, deficiti publik tashmë ka arritur në 3% këtë vit, duke e rikthyer buxhetin italian në përputhje me rregullat fiskale të Bashkimit Europian.

Italia tani pret që deficiti buxhetor në 2025 të jetë rreth 3% e PBB-së, nga një parashikim i mëparshëm prej afërsisht 3.3%. Kjo sipas dokumentit të planifikimit të financave publike të dorëzuar në parlament të enjten, i cili tregon se të ardhurat nga taksat kanë qenë më të larta se sa pritej, duke përmirësuar bilancin buxhetor.

Nëse këto shifra konfirmohen nga rezultatet përfundimtare, kjo do të thotë se ekonomia e tretë më e madhe e BE-së mund të dalë nga procedura e deficitit të tepruar një vit përpara afatit. Më herët, në prill, qeveria italiane parashikonte që deficiti të zbriste në 3.3% të PBB-së këtë vit, nga 3.4% në 2024.

BE nis procedurat e deficitit të tepruar kundër vendeve që nuk respektojnë rregullat fiskale dhe e kalojnë kufirin 3%. Këto procedura kufizojnë hapësirën e shteteve anëtare për ulje taksash dhe rritje shpenzimesh, me synim ruajtjen e stabilitetit fiskal në eurozonë. Aktualisht, BE ka procedura të hapura kundër vendeve si Franca, Austria, Belgjika, Hungaria dhe Polonia, ndër të tjera. Shifrat përfundimtare për çdo vend, përfshirë Italinë, do të vlerësohen në pranverën e vitit 2026.

Perspektivat fiskale të Italisë kanë ardhur duke u përmirësuar muajt e fundit, fakt i njohur edhe nga presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, e cila tha në një intervistë në shtator: “Italia po bën përpjekje shumë serioze buxhetore sot dhe me shumë gjasa do të dalë së shpejti nga (procedura e BE-së), duke arritur deficitin 3%.”

Në shtator, agjencia e vlerësimit të kredive Fitch Ratings ngriti vlerësimin afatgjatë të borxhit të Italisë në ‘BBB+’ nga ‘BBB’, me perspektivë të qëndrueshme, duke reflektuar “besimin e rritur në trajektoren fiskale të Italisë”. Agjencia vlerësoi angazhimin e fortë të qeverisë për përmbushjen e objektivave fiskalë afatshkurtër dhe afatmesëm sipas kornizës së re fiskale të BE-së.

Megjithatë, rreziqet mbeten, pasi vendi përballet me një raport të lartë borxh/PBB. Në 2026, ky raport parashikohet më i ulët se objektivi i mëparshëm prej 137.8% të PBB-së, dhe pritet të zbresë më tej në 136.4% deri në 2028.

Qeveria e Melonit pret që ekonomia të zgjerohet me 0.5% në 2025, pas një rritjeje prej 0.7% në 2024. Për 2026, projektohet një rritje prej 0.7%, edhe pse kjo shifër mbetet shumë e varur nga zhvillimet gjeopolitike dhe tarifat tregtare të SHBA-së.

Në vitin e ri fiskal, qeveria planifikon të ulë taksat për shtresat me të ardhura mesatare, një nga premtimet kryesore elektorale të Melonit. Buxheti gjithashtu parashikon rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, me një shtesë prej 0.15% të PBB-së në 2026, 0.3% në 2027 dhe 0.5% në 2028./Përshtati nga Euronews, ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
be deficiti Giorgia Meloni gjeopolitike italia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BE-ja mban shpresat jashtë territorit: 32.9 milionë vende pune varen nga tregjet jashtë Unionit

13:09 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

Ku janë shitur më shumë shtëpi në Evropë

12:13 - Korrik 19, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

gazetar_212:10 - Korrik 21, 20260

Shqipëria renditet e gjashta në botë për numrin e mbërritjeve turistike ndërkombëtare në raport me…

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:10 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:02 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

11:52 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter