Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vetëm një në katër europianë jeton në banesa me efikasitet energjetik, ritmi i rinovimeve mbetet i ulët

12:25 - Korrik 14, 2026

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

11:09 - Korrik 14, 2026

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:08 - Korrik 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

11:09 - Korrik 14, 2026 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria po renditet gjithnjë e më shumë mes destinacioneve më të kërkuara të verës në Evropë, shkruan Teresa Navarro Ortega në një artikull të botuar në median spanjolle “Noticias del Vino”.

Me plazhe me ujëra të kristalta, qytete historike të mbrojtura nga UNESCO, peizazhe malore spektakolare dhe çmime ende të përballueshme krahasuar me shumë vende të Mesdheut, vendi po tërheq vëmendjen e turistëve dhe mediave ndërkombëtare.

Nga Riviera Shqiptare te Alpet, nga Tirana moderne te thesaret arkeologjike dhe mrekullitë natyrore, Shqipëria ofron shumë më tepër sesa një pushim buzë detit.

Shqipëria është shndërruar në një fenomen në TikTok për një arsye të thjeshtë: është një nga vendet e pakta në Mesdhe ku mund të shijoni një vakt buzë detit me rreth 10 euro.

Megjithatë, jo gjithçka që shfaqet në videot e shkurtra në rrjetet sociale pasqyron realitetin.

Nëse dëshironi të zbuloni Shqipërinë përtej vendeve më të frekuentuara dhe të shmangni kurthet turistike që po shtohen, ju nevojitet një itinerar, i menduar mirë nga njerëz që e njohin vendin nga afër.

Shqipëria është një vend kontrastesh, ku bunkerët e periudhës komuniste, xhamitë osmane dhe plazhet me ujëra të kristalta bashkëjetojnë në mënyrë të veçantë.

Është një destinacion që premton t’ju ndryshojë mënyrën se si i keni imagjinuar pushimet verore.

Riviera Shqiptare, bregdeti që nuk ka nevojë për filtra

Kur flitet për Shqipërinë, shumica e vizitorëve mendojnë menjëherë për jugun.

Riviera Shqiptare, që shtrihet nga Vlora deri në Ksamil, është një nga zonat më të njohura turistike të vendit dhe kërkon një planifikim të kujdesshëm.

Ksamili konsiderohet si perla e rivierës, falë ishujve të vegjël që mund të arrihen edhe me not.

Megjithatë, gjatë muajit gusht numri i vizitorëve është shumë i lartë.

Për ata që preferojnë një atmosferë më të qetë dhe më autentike, Dhërmiu është një alternativë ideale.

Ujërat janë po aq të kthjellëta, ndërsa ambienti mbetet më i qetë dhe më pak i komercializuar.

Berati, Gjirokastra dhe Butrinti, “zemra” historike e Shqipërisë

Shqipëria nuk ofron vetëm plazhe. Për ata që janë të apasionuar pas historisë, një udhëtim drejt vendeve kulturore është i domosdoshëm.

Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Shtëpitë karakteristike të periudhës osmane ngjiten në shpatin e kodrës deri te kalaja, e cila vazhdon të jetë e banuar edhe sot.

Pak orë më larg ndodhet Gjirokastra, e njohur si qyteti i gurtë dhe vendlindja e Enver Hoxhës.

Rrugët me kalldrëm dhe pamjet panoramike mbi luginën e Drinos, e bëjnë atë një nga destinacionet më mbresëlënëse në vend.

Një tjetër ndalesë e rëndësishme është Butrinti, parku arkeologjik ku ndërthuren gjurmët e qytetërimeve greke, romake dhe bizantine, mes një peizazhi natyror të dominuar nga laguna.

Vizita aty të krijon ndjesinë sikur je pjesë e një filmi aventurash.

Alpet Shqiptare, thesari i fshehur i veriut

Shumë vizitorë e anashkalojnë veriun e Shqipërisë, megjithëse ai ofron disa nga peizazhet më spektakolare të Ballkanit.

Për adhuruesit e natyrës dhe ecjeve malore, itinerari nga Thethi në Valbonë konsiderohet një nga më të bukurit në rajon.

Majat e thepisura dhe peizazhet alpine krahasohen shpesh me ato të Zvicrës, ndërsa mikpritja tradicionale në kullat shqiptare, e bën përvojën edhe më të veçantë.

Për të mbërritur në këtë zonë, duhet të përshkohet Liqeni i Komanit me traget.

Udhëtimi, me shkëmbinjtë që ngrihen mbi ujërat me ngjyrë smeraldi, konsiderohet nga më të bukurit në Ballkan dhe kushton më pak se 10 euro.

Tirana, kryeqyteti plot jetë dhe ngjyra

Asnjë udhëtim në Shqipëri nuk është i plotë pa një vizitë në Tiranë.

Kryeqyteti është i gjallë, dinamik dhe plot kontraste.

Pas rënies së komunizmit, ndërtesat gri të periudhës sovjetike u lyen me ngjyra të ndezura, për t’i dhënë qytetit një identitet të ri dhe më optimist.

Një nga atraksionet më të rëndësishme është Bunk’Art, bunkeri i madh nëntokësor i shndërruar në muze arti dhe historie, i cili ndihmon vizitorët të kuptojnë periudhën e gjatë të izolimit të Shqipërisë.

Në mbrëmje, Blloku është lagjja më e frekuentuar, me restorante, kafene dhe bare moderne.

Për një përvojë autentike, byreku mbetet një nga gatimet tradicionale që nuk duhet lënë pa provuar.

Syri i Kaltër dhe mrekullitë natyrore

Në jug të vendit ndodhet Syri i Kaltër, një burim natyror me ujë jashtëzakonisht të kthjellët, ku qendra ka një ngjyrë blu të errët, ndërsa skajet marrin nuanca bruzi.

Thellësia e tij nuk është përcaktuar ende plotësisht.

Zhytësit kanë zbritur mbi 50 metra pa arritur fundin.

Noti nuk lejohet për shkak të temperaturës së ulët të ujit, e cila mbetet rreth 10 gradë Celsius.

Pranë tij ndodhen edhe banjat termale të Benjës, pishina natyrore me ujë sulfuror, të vendosura pranë një ure osmane të shekullit XVII, një prej vendeve më të veçanta natyrore në Shqipëri.

A është e sigurt Shqipëria për turistët?

Paragjykimet e së kaluarës nuk pasqyrojnë më realitetin.

Shqipëria konsiderohet një nga vendet më të sigurta në Evropë, për të udhëtuar, qoftë vetëm apo në grup.

Mikpritja shqiptare mbështetet në kodin tradicional të “Besës”, sipas të cilit mysafiri trajtohet me respekt dhe kujdes të veçantë.

Vendi po zhvillohet me ritme të shpejta.

Hotelet e reja po shtohen vazhdimisht dhe shumë zona po transformohen.

Për këtë arsye, kush dëshiron të zbulojë Shqipërinë në formën e saj më autentike, duhet ta vizitojë sa më parë.

Sapo ky destinacion të zbulohet nga një numër edhe më i madh turistësh ndërkombëtarë, ai nuk do të mbetet më sekreti i fshehur që është sot./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
alpet Media spanjolle riviera shqipëria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

11:00 - Korrik 14, 2026

“Çmimet e apartamenteve nuk do të bien”, Haziri i ndërtuesve: Rritja e kostove mban tregun nën presion

05:58 - Korrik 14, 2026

OECD: Mungesa e punonjësve po kthehet në rrezik për rritjen e turizmit

05:57 - Korrik 14, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

gazetar_111:08 - Korrik 14, 20260

Zgjerohen kategoritë përfituese të ndihmës juridike falas, krijohen procedura më të shpejta për viktimat e…

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

11:00 - Korrik 14, 2026

Tregtia e paligjshme dhe kontrabanda, miliarda të humbura nga taksat dhe dëm për bizneset

10:59 - Korrik 14, 2026

BSH: Llogaritë e parasë elektronike u rritën 21%, fitimi i operatorëve tkurret me 607 milionë lekë në 2025

09:10 - Korrik 14, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:08 - Korrik 14, 2026

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:00 - Korrik 14, 2026

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

10:59 - Korrik 14, 2026

Tregtia e paligjshme dhe kontrabanda, miliarda të humbura nga taksat dhe dëm për bizneset

Vetëm një në katër europianë jeton në banesa me efikasitet energjetik, ritmi i rinovimeve mbetet i ulët

12:25 - Korrik 14, 2026

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

11:09 - Korrik 14, 2026

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:08 - Korrik 14, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter