Qendra Kombëtare e Biznesit ka aprovuar 20 287 bilance të dorëzuara nga biznesi.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit është data 31 korrik 2023.
Në rast se bizneset nuk dorëzojnë bilancet, ligji parashikon aplikimin e sanksionit administrativ gjobë prej 15 mijë lekësh.
Pavarësisht formës së tyre ligjore, depozitimin e akteve të mësipërme duhet ta kryejë çdo subjekt i regjistruar në Regjistrin Tregtar, kur këto subjekte kanë detyrimin e hartimit të tyre.
Shërbimi online “Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)” mund të përdoret nga të gjitha subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj në e-Albania.

