Gjatë ditës së sotme, kontejnerët me mbetjet e dyshuara toksike që ndodheshin në zonën e sektorit janë zhvendosur pranë fshatit Vrinas, në një hapësirë tjetër. Operacioni është realizuar nën masa të forta sigurie nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Një ndër arsyet duket se kanë qenë edhe kërkesat e banorëve të asaj zone për largimin e tyre.
Në verën e vitit që shkoi një sasi prej 102 konteinerësh të nisur nga porti i Durrësit bënë xhiron e botës pasi i kthyen mbrapsht nga Malajzia në Durrës për shkak të një denoncimi se ato po transportonin 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme.
Konteinerët mbërritën në portin e Durrësit në fund të muajit tetor 2024. Prej andej ata u dislokuan në një mjedis privat në zonën e Porto Romanos ku ruhej non stop nga forcat e rendit dhe të survejuara me kamera sigurie.
Mbi një vit pas sekuestrimit, Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 udhërarreste për përgjegjësit, pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Nga 33 urdhërarrestet që u lëshuan, vetëm 20 prej tyre u ekzekutuan. Mes personave nën hetim janë edhe drejtuesit e kompanisë turke Kurum, si edhe zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore.

