Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit në mbledhjen e fundit të datës 26 mars miratoi brenda dy orëve 59 leje ndërtimi nga veriu në jug, ku bien në sy ndërtimi i kullave deri në 47 kate mbi tokë dhe komplekseve luksoze turistike.
Tirana e kullave
Midis të tjerave, në Tiranë do të shtohen edhe 13 kulla të larta, ku dominon “Embassy Tower” me 47 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, te Rruga e Elbasanit, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Hanxhari Group” sh.p.k.
Te Komuna e Parisit do të shtohet “Im Rezidence” me 26 kate me 6 kate parkimi nëntokë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
Te Bulevardi i Ri do të ngrihet kulla me 34 kate e shoqërisë “Startek” sh.p.k., ndërsa te rruga “29 Nëntori” shoqëria “Concord Investment” sh.p.k. do të ndërtojë godinë multifunksionale, me 31 kate, me 2 kat nëntokë.
Kulla “Great Ring Rock” me 32 kate mbi tokë, do të ndërtohet pranë rrugës “Teodor Keko”, nga shoqëritë “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k.
Po kështu, kulla “Parisi i Ri” me 35 kate mbi tokë me 5 kate nëntokë do të ndërtohet nga “Sara-El” sh.p.k, ndërsa kulla “Gloë Tower” godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 25 kate mbi tokë me 6 kat nëntokë, do të ndërtohet në rrugën “Zenel Bastari”, nga “Glob 3x” sh.p.k.
Në bulevardin “Gjergj Fishta”, shoqëria “Arlis Ndërtim” sh.p.k., ka marrë miratimin e disa ndryshimeve në Lejen e Zhvillimit për objektin me 16 kate mbitokë, me 3 kate nëntokë”.
Midis të tjerave, do të ndërtohen edhe kulla të tjera deri në 18 kate si kulla e “Euro Beton group”, godina “Oberon Toëer” e “Ober” sh.p.k, apo rezidenca “Sima Tower” në rrugën “Bedri Karapici”, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Sima – Comp Alb” sh.p.k dhe “Alb Vizion Construction” sh.p.k.
Objektet e tjera përfshijnë “Corner Selita Residence”, me 9 kate mbitokë dhe 2-3 kate nëntokë, e shoqërisë “Vena Konstruksion” sh.p.k., objekti “AbA 2”, i “Kontakt” sh.p.k. apo “Guri Tower”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Midha” sh.p.k.
Edhe në Vlorë, përfshirë edhe vijën bregdetare, kullat do të konkurrojnë njëra – tjetrën për lartësitë
Objekti “Flatiron of Vlora”, me 21 kate dhe 4 katesh nëntokë, në rrugën “Dhimitër Konomi”, do të ndërtohet nga shoqëritë “Kumi Konstruksion” sh.p.k, “Semajo” sh.p.k dhe “Eve Construction” sh.p.k.
Gjithashtu pritet të ndërtohet kulla “Salterra”, e përbërë nga 2 objekte hoteleri, shërbime dhe rezidencial 13 dhe 24 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, e shoqërisë “Turi M.Z.B” sh.p.k.
Ndërkohë në rrugën “Zenel Murra” një tjetër “Kompleks rezidencial 11 dhe 13 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, do të ndërtohet nga “Regina Group Construction” sh.p.k.
Ndërsa “Flag Bay”, kompleks turistik dhe rezidencial me 14 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë do të ndërtohet nga shoqëria “Koloss Konstruksion” sh.p.k.
Në Himarë “Baron Invest” ka sigurur lejen e ndërtimit për hotel 6 kate mbi tokë dhe 2 kat nëntokë, me vendndodhje në Rrugën e Plazhit, Borsh.
Ndërsa në Durrës një godinë godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë do të ndërtohet nga shoqëria “Pjeza 2022” sh.p.k.
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi gjithashtu lejen e ndërtimit për objektin: “Dukagjini Resort” Faza 2, objekt me funksion hoteleri dhe kazino me 2, 4, 6 dhe 7 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë, në Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dukagjini Group” sh.p.k./ekofin.al
