Kategoria: lezhë

Rreth 233 është numri i pasurive të konfiskuara të atyre shtetasve që kanë kryer vepra penale të trafikimit, korrupsionit apo krimit të organizuar, pasuri këto të cilat janë aktualisht në zotërim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Vitin e kaluar ka pasur një numër më të ulët pasurish të konfiskuara

Shqipëria ka siguruar së fundmi një nga paketat më të mëdha të financimit evropian për sektorin e mjedisit, ku përfshihen 124 milionë euro grante nga Western Balkans Investment Framework (WBIF), të destinuara për projekte infrastrukturore në Durrës, Lezhë e Sarandë. Vendimi përfshin zgjerimin e Impianteve të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Lezhë dhe Sarandë,

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Shqipërinë që prej mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar një situatë të rënduar përmbytjesh në disa qytete të vendit, duke paralizuar qarkullimin, pezulluar mësimin dhe detyruar autoritetet të evakuojnë familje të tëra. Durrësi mbetet qyteti më i prekur nga moti i keq. Në qytetin bregdetar ka zona ku niveli

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon situatën alarmante mbi shërbimin onkologjik në vend, ku sistemi i ngritur prej vitesh për ofrimin e kimioterapisë pranë spitaleve rajonale vijon të funksionojë me mangësi të thella strukturore dhe organizative. Raporti thekson se njësitë e kimioterapisë në Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Berat janë funksionale në letër,

Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e veprimtarisë së dy institucioneve arsimore jopublike, përkatësisht shkollës 9-vjeçare “Dituria” në Tiranë dhe kopshtit privat “Ate Annibale Di Francia” në Lezhë. Vendimet janë firmosur nga zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani, dhe janë publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 5 nëntor 2025. Me Urdhrin nr. 557, Ministria e Arsimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për skemat piramidale online. Dje u arrestua edhe Ereledio Shebeku, 35 vjeç. Sipas policisë, ai dyshohet si organizatori kryesor për zonën e Divjakës në lidhje me organizimin e këtyre skemave, ndërsa në kërkim vijon të jetë partnerja e tij. Ndërkohë burime nga Policia bëjnë me dije

Komiteti i Investimeve Strategjike ka vendosur t’i japë statusin “Investim/Investitor Strategjik – Procedurë e Veçantë” projektit të madh energjetik “Parku i Integruar Eolik dhe Fotovoltaik Kiraç”, të propozuar nga kompania “Kirac Green Energy” sh.p.k., pjesë e Kirac Group, një kompani ndërkombëtare me eksperiencë shumëvjeçare në zhvillimin dhe ndërtimin e projekteve energjetike dhe infrastrukturore në 41