Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ligji për koncesionet/PPP do të ndryshojë, nga zgjerimi i autoriteteve kontraktuese te “koncesionet e rezervuara”

21:34 - Maj 11, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ligji i ri për koncesionet dhe partneritetin publik privat parashikon disa ndryshime sa u përket autoriteteve kontraktuese, rolin e disa agjencive, përjashtimin e disa lloje shërbimesh nga koncesioni. Gjithashtu ligji detajon më mirë përllogaritjen e vlerës së koncensionit si dhe përcakton për herë të parë koncesionet e rezervuara dhe ato të shërbimeve të kërkimit dhe zhvillimit.

Sipas dokumentit të hedhur për konsultim, menaxhimi i ujërave të zeza nuk do të jetë më objekt i ligjit për koncensionet.

Ligji zgjeron gjithashtu gamën e autoriteteve kontraktuese, përfshirë ato kushtetuese, institucionet e pavarura dhe çdo ent i themeluar për të ndjekur një interes të përgjithshëm dhe me karakter joekonomik apo tregtar. Gjithashtu, kur objekt i kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat është fushë e veprimtarisë së më shumë se një autoriteti kontraktues, Këshilli i Ministrave me vendim përcakton autoritetin/entin kontraktues, sipas rastit.

Ndërkohë me ligjin e mëparshëm autoritetet kontraktuese limitoheshin vetëm te ministritë e linjës dhe organet e qeverisjes vendore.

Gjithashtu, shtohet shpeshtësia e raportimit nga autoritetet kontraktuese te Ministria e Financave jo më pak se katër herë në vit nga tri herë që parashikonte ligji i mëparshëm. Raporti përmbledh monitorimin e zbatimit të kontratave të koncesionit/ PPP me argumentet dhe shpjegimet përkatëse.

Roli Agjencisë së Prokurimit Publik do të limitohet vetëm në kryerjen e publikimit të dokumenteve standarde të tenderit; si dhe përjashton një operator ekonomik, sipas dispozitave të ligjit të prokurimit publik, nga përfitimi i kontratave publike.

Po kështu as ATRAKO nuk do të monitorojë më kontratat e koncesionit. Ligji parashikon Njësinë e Zbatimit të Kontratës, e cila është njësia e përhershme e ngritur brenda autoritetit kontraktues, përgjegjëse për menaxhimin e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat. NjZK monitoron zbatimin e parashikimeve të kontratës, kushteve dhe afateve të saj si dhe legjislacionin në fuqi, duke adresuar te titullari i autoritetit kontraktues çdo problematikë që mund të lindë gjatë zbatimit të saj.

Më parë, APP monitoronte respektimin e procedurave konkurruese të koncesioneve /partneriteteve publike private, sipas legjislacionit për prokurimet publike, pas nënshkrimit të kontratës dhe, në rast të shkeljeve të këtij ligji dhe akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij, vendoste gjoba ose propozonte marrjen e masave administrative;

Ligji parashikon gjithashtu parandalimin e konfliktit të interesit dhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të operatorëve ekonomikë  të cilin ata e kanë caktuar si konfidencial, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në sekretet teknike ose tregtare dhe aspektet konfidenciale të ofertave.

Megjithatë operatori ekonomik nuk mund të klasifikojë si konfidencial: çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës, dokumentet publike, fragmente nga regjistrat publikë dhe informacione të tjera që duhet të bëhen publike ose që nuk janë konfidenciale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Studimi i fizibilitetit do të kryhet nga autoritetet dhe entet kontraktuese, me ndihmën e ATRAKO-s dhe ligji heq afatin 60-ditor për hartimin e tij.

Detajohet më mirë llogaritja e vlerës së koncesionit/partneritetit publik privat

Autoriteti kontraktues llogarit vlerën e parashikuar të koncesionit/partneritetit publik privat si xhiro totale e koncesionarit të krijuar gjatë kohëzgjatjes së kontratës, pa TVSH, për punët dhe shërbimet që janë objekt i koncesionit/partneritetit publik privat, si dhe për mallrat që lidhen me këto punë dhe shërbime.

Pra, nëse vlera e koncesionit/partneritetit publik privat në kohën e dhënies është më shumë se 20 % më e lartë se vlera e tij e parashikuar, vlerësimi i vlefshëm është vlera e koncesionit/partneriteti publik privat në kohën e dhënies së tij. Ky vlerësim është i vlefshëm në momentin kur dërgohet njoftimi i koncesionit/partneritetit publik privat ose në momentin kur autoriteti kontraktues ose enti kontraktues fillon procedurën e dhënies së koncesionit/partneritetit publik privat.

Vlera e parashikuar e koncesionit/partneriteti publik privat llogaritet në bazë të të dhënave që përmban studimi i fizibilitetit përkatës të koncesionit/partneritetit publik privat. Vlera e parashikuar e koncesionit llogaritet duke përdorur një metodë objektive të përcaktuar në dokumentet e koncesionit.

Gjatë llogaritjes së vlerës së parashikuar të koncesionit, autoritetet kontraktuese dhe entet kontraktuese, sipas rastit, marrin parasysh në veçanti: vlerën e çdo forme opsioni dhe çdo zgjatje të kohëzgjatjes së koncesionit; të ardhurat nga pagesa e tarifave dhe gjobave;  pagesat ose çdo avantazh financiar; të ardhurat nga shitja e çdo prone që është pjesë e koncesionit; vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve që vihen në dispozicion të koncesionarit etj.

Vlera e parashikuar e kontratës së partneritetit publik privat në formën e kontratës së punës ose shërbimit publik do të  llogaritet sipas përcaktimeve në legjislacionin e prokurimit publik.

Po kështu, ligji parashikon se kur një punë ose shërbim i propozuar mund të rezultojë në dhënien e koncesioneve në formën e loteve të veçanta, do të merret parasysh vlera totale e vlerësuar e të gjithë këtyre loteve. Ndërsa, kur vlera e agreguar e loteve është e barabartë ose e kalon kufirin monetar të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, atëhere do të zbatohen rregullat e përcaktuara në këtë ligj për dhënien e secilit lot.

Koncesionet e rezervuara dhe shërbimet e kërkimit dhe zhvillimit 

Ligji parashikon për herë të parë koncesionet e rezervuara, që nënkupton rezervimin e së drejtës së pjesëmarrjes në procedurat e dhënies së koncesioneve operatorëve ekonomikë, qëllimi kryesor i të cilëve është integrimi social dhe profesional i personave me aftësi të kufizuara ose personave në nevojë ose të parashikojnë që këto kontrata të zbatohen në kontekstin e programeve për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, me kusht që të paktën 30% e punonjësve të këtyre operatorëve ekonomikë ose programeve janë persona me aftësi të kufizuara ose persona në nevojë, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

Gijthashtu parashikohet se ligji do të zbatohet gjithashtu vetëm për koncesionet e shërbimeve të kërkimit dhe zhvillimit, për të cilët plotësohen të dy kushtet e mëposhtme: përfitimet i përkasin ekskluzivisht autoritetit kontraktues ose entit kontraktues që t’i përdorë për kryerjen e punëve të veta; dhe shërbimi i ofruar shpërblehet tërësisht nga autoriteti kontraktues ose enti kontraktues.

Shërbimet për të cilat do të përfitojë ekskluzivisht autoriteti kontraktues do të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
atrako koncesionet ligji ndryshimet partneriteti ppp
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

gazetar_113:06 - Korrik 22, 20260

Moti i keq që përfshiu disa zona të vendit gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar…

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:06 - Korrik 22, 2026

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter