Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ligji i ri për ndryshimet klimatike, kritere dhe kufizime për emetimin e gazrave nga automjetet

05:14 - Dhjetor 28, 2024 Green
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit “Për ndryshimet klimatike” që synon zbutjen e gazeve me efekt serrë dhe për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, rregullon disa përkufizime, fushën e veprimtarisë, si dhe dhe masa për mbrojtjen nga efektet e gazeve serrë dhe çlirimi i dioksidit të karbonit që do të ndikojnë mjetet lëvizëse, operatorin e instalimit, subjektin  e rregulluar, operatorin e avionit dhe shoqëritë e transportit detar.

Më konkretisht parashikohet se automjetet e reja për pasagjerë dhe automjetet e reja të lehta tregtare vendosen në treg vetëm nëse janë në përputhje me kërkesat e performancës së emetimeve të CO2, të specifikuara në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Ky i fundit, me propozimin e ministrit përgjegjës për transportin, miraton rregullat e detajuara të performancës së shkarkimeve të CO2 nga automjetet e reja për pasagjerë dhe automjetet e reja të lehta tregtare, të cilat përfshijnë monitorimin dhe raportimin e të dhënave për regjistrimin e automjeteve të reja për pasagjerë për vlerësimin e reduktimit dhe monitorimit të shkarkimeve të CO2 nga automjetet e lehta tregtare;

Automjetet e reja për pasagjerë dhe automjetet e reja të lehta tregtare mund të shiten ose të jepen me qira vetëm nëse janë të shoqëruara me informacionin e duhur për konsumatorin për ekonominë e karburantit dhe emetimet e CO2.

Masat për sigurimin e informacionit për konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 gjatë marketingut të automjeteve të reja, miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për transportin.

Projekligji parashikon edhe gjobitjen e kundërvajtësve. Kështu, zhvillimi i aktiviteteve nga operatori i instalimit, subjekti i rregulluar, operatori i avionit dhe shoqëria e transportit detar pa planin e monitorimit të miratuar nga institucionet kompetente dënohet me gjobë nga 2 milionë deri në 4 milionë lekë, që rritet në masën 2 për qind të vlerës së gjobës çdo ditë deri në korrigjimin e mospërmbushjes; Po në të njëjtën masë gjobitet edhe mospërmbushja e detyrimit të monitorimit, raportimit, verifikimit dhe akreditimit të shkarkimeve të GES-it si dhe mosnjoftimi në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit  i ndryshimeve të parashikuara në ligj, për të cilat është i nevojshëm përditësimi i planit të monitorimit.

Gjobat në zbatim të këtij ligji, paguhen brenda 30 ditëve. Në rast mosekzekutimi vullnetar, për ekzekutimin e saj ngarkohet zyra e përmbarimit sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile dhe në ligjin për kundërvajtjet administrative.

Nga zbatimi i këtij ligji përjashtohen fluturimet ndërmjet aerodromeve që ndodhen në dy shtete të ndryshme që janë pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës, si dhe vendeve që zbatojnë skemën CORSIA, dhe çdo fluturim tjetër nga operatorët e avionëve që kanë një certifikatë operatori ajror nga autoritetet shqiptare; dhe ato prodhojnë shkarkime vjetore të CO2 më të mëdha se 10.000 ton nga përdorimi i avionëve nga 1 janari 2021. Në këtë kuptim, përjashtohen shkarkimet nga fluturimet shtetërore, humanitare, mjekësore, ushtarake dhe ato për shuarjen e zjarrit.

Instalimet ose pjesët e instalimeve të përdorura për kërkimin, zhvillimin dhe testimin e produkteve dhe proceseve të reja dhe instalimet të cilat në pesë vitet e fundit bazuar mbi raportimet më shumë se 95% të shkarkimeve e kanë nga përdorimi i biomasës janë të përjashtuara nga ky ligj.

Sa u përket efekteve, detyrimet për operatorët e instalimit fillojnë pas miratimit të akteve nënligjore; për subjektet e  rregulluara  (subjekteve që përdorin disa lëndë djegëse të përcaktuara, gjatë veprimtarive të tyre në sektorin e ndërtimit, transportit rrugor apo në sektorë të tjerë të përcaktuar), operatit të avionit dhe shoqëritë e transportit detar brenda 4 viteve nga  hyrja në fuqi e ndryshimeve të këtij ligji. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
dioksidi i karbonit ndryshimet klimatike projektligji shkarkimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026

BE certifikon planin klimatik të Elbasanit, qyteti fiton akses në financime të specializuara

07:46 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

gazetar_212:05 - Korrik 25, 20260

Shqipëria po pret këtë sezon turistik një fluks vizitorësh që llogaritet sa gjashtëfishi i popullsisë…

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

09:23 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter