Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

ASML rrit parashikimin në 45 miliardë euro, bumi i AI-së shtyn kërkesën për çipa

12:00 - Korrik 15, 2026

Europa nuk di ende mjaftueshëm për teknologjinë, ku qëndron Shqipëria?

11:42 - Korrik 15, 2026

Kontribute për 722 mijë punonjës, BB kërkon integrimin e të dhënave mes Tatimeve dhe Fondit të Shëndetit

11:12 - Korrik 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Lidl nis rekrutimet për staf në Shqipëri, kërkohen punonjës në pozicione kyçe

23:02 - Qershor 29, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas marrjes së statusit investitor strategjik, LIDL ka nisur rekrutimet për staf në Shqipëri përmes shpalljes së njoftimeve nga kompania “The Headhunter”.

Aktualisht janë dy pozicione pune të hapura. I pari është specialisti i zgjerimeve dhe përfshin identifikimin dhe analizimin e vendndodhjeve të përshtatshme për pasuri të paluajtshme, zhvillimin e kontakteve me palët ndërtuese dhe institucionet publike, si dhe negociimin dhe përgatitjen e marrëveshjeve për blerjen apo përdorimin e tokës dhe pronave.

Pozicioni tjetër i punës që ofrohet është projekt menaxher. Ky pozicion ka të bëjë me vendosjen dhe mbajtjen e një komunikimi proaktiv dhe të plotë të informacionit dhe ndarjes së njohurive ndërmjet departamenteve përkatëse si kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, detyrë kryesore do të jetë menaxhimi i plotë i projekteve, duke përfshirë konceptimin, zhvillimin, planifikimin, koordinimin, paraqitjen, komunikimin dhe mbikëqyrjen e tyre.

Gjigandi gjerman i supermarketeve Lidl mori disa javë më parë statusin e investitorit strategjik për “LIDL – Shqipëria Qendër Logjistike” me subjekt “Lidl Shqipëria” sh.p.k.

Gjigandi gjerman përmes kompanisë shqiptare me të njëjtën emër synon të realizojë një investim me vlerë mbi 105 milionë Euro.

Investimi synon të zhvillohet në një sipërfaqe totale prej 200 mijë m2, e cila ndodhet pranë zonës logjistike portuale në Porto Romano, Durrës.

Ai parashikon ndërtimin e një qendre logjistike e cila do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë. Produktet e magazinuara synojnë të furnizojnë si tregun shqiptar, duke lehtësuar grumbullimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e produkteve vendase, ashtu si dhe promovimin dhe eksportin e jashtëm të këtyre produkteve.

Lidl pritet të operojë në tregun shqiptar duke krijuar operacione të shitjes me pakicë përmes një rrjeti të gjerë supermarketesh dhe parashikohet të punësojë rreth 2500 persona./ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
gjerman headhunter investitor strategjik lidl punonjes rekrutimet Staf supermarket
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kontribute për 722 mijë punonjës, BB kërkon integrimin e të dhënave mes Tatimeve dhe Fondit të Shëndetit

11:12 - Korrik 15, 2026

Raporti: Pas 300 ditësh, “Rama 4” ka realizuar vetëm 58-62% të objektivave

10:06 - Korrik 15, 2026

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

06:05 - Korrik 15, 2026
View 2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: Lidl nis rekrutimet për staf në Shqipëri, kërkohen punonjës në pozicione kyçe – Kapitali.al

  2. Pingback: Lidl nis rekrutimet për staf në Shqipëri, kërkohen punonjës në pozicione kyçe - Gazeta Bulevard

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kontribute për 722 mijë punonjës, BB kërkon integrimin e të dhënave mes Tatimeve dhe Fondit të Shëndetit

gazetar_211:12 - Korrik 15, 20260

Punëdhënësit paguan kontribute të sigurimit shëndetësor për 722,573 punonjës në prill 2025, por në regjistrin…

Raporti: Pas 300 ditësh, “Rama 4” ka realizuar vetëm 58-62% të objektivave

10:06 - Korrik 15, 2026

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

06:05 - Korrik 15, 2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:04 - Korrik 15, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:12 - Korrik 15, 2026

Kontribute për 722 mijë punonjës, BB kërkon integrimin e të dhënave mes Tatimeve dhe Fondit të Shëndetit

10:06 - Korrik 15, 2026

Raporti: Pas 300 ditësh, “Rama 4” ka realizuar vetëm 58-62% të objektivave

06:05 - Korrik 15, 2026

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

ASML rrit parashikimin në 45 miliardë euro, bumi i AI-së shtyn kërkesën për çipa

12:00 - Korrik 15, 2026

Europa nuk di ende mjaftueshëm për teknologjinë, ku qëndron Shqipëria?

11:42 - Korrik 15, 2026

Kontribute për 722 mijë punonjës, BB kërkon integrimin e të dhënave mes Tatimeve dhe Fondit të Shëndetit

11:12 - Korrik 15, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter