Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

06:05 - Korrik 15, 2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:04 - Korrik 15, 2026

Komisioni Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi zbatuan 80% të reformave të Planit të Rritjes

06:02 - Korrik 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

06:05 - Korrik 15, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pagesat direkte për shërbimet shëndetësore shtyjnë 5.7% të familjeve të grupit më të varfër nën kufirin e varfërisë, ndërsa 34.4% të tjera, që ndodheshin tashmë nën këtë kufi, bien edhe më thellë në varfëri.

Sipas raportit të Bankës Botërore për sektorin shëndetësor në Shqipëri, rreth 43% e familjeve më të varfra përballen me vështirësi financiare për shkak të pagesave nga xhepi për shëndetin. Më konkretisht ky tregues është në nivelin 42.1%, krahasuar me mesataren kombëtare prej 12.7%.

Familjet e varfra shpenzojnë më pak, por kjo mund të tregojë mungesë trajtimi

Në vitin 2023, familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 35.8 lekë për person në ditë për shëndetin, ose 13,052 lekë në vit. Kjo shumë përfaqësonte rreth 3.9% të buxhetit vjetor të familjes.

Familjet e varfra dhe të pasiguruara deklarojnë shpenzime më të ulëta se familjet me të ardhura më të larta ose me të paktën një anëtar të siguruar. Por Banka Botërore thotë se jo domosdoshmërisht ato kanë më pak nevoja shëndetësore. Shpenzimet më të ulëta mund të tregojnë shtyrje të vizitave, mosblerje të barnave ose trajtim të paplotë për shkak të pamundësisë financiare.

Sigurimi mbron më shumë familjet e varfra

Qartazi, sigurimi shëndetësor ul ndjeshëm rrezikun e shpenzimeve katastrofike për grupet me të ardhura të ulëta, por vetëm 3.9% e familjeve më të varfra me të paktën një anëtar të siguruar shpenzojnë 10% ose më shumë të të ardhurave për shëndetin. Te familjet më të varfra pa asnjë anëtar të siguruar, kjo përqindje arrin në 13%.

Diferenca tregon se mbulimi nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ofron mbrojtje reale për familjet më të ekspozuara, edhe pse nuk i eliminon plotësisht pagesat nga xhepi.

Në nivel kombëtar, pagesat për shëndetin shtynë nën kufirin e varfërisë 2.2% të familjeve me të paktën një person të siguruar dhe 0.9% të familjeve të pasiguruara. Një tjetër 7% e familjeve të siguruara dhe 6.6% e atyre të pasiguruara ranë më thellë në varfëri.

Banka mban qasjen se familjet e siguruara mund të shpenzojnë më shumë, sepse përdorin më tepër shërbime shëndetësore. Ndërsa të pasiguruarit, veçanërisht ata me të ardhura të ulëta, mund të heqin dorë nga trajtimi, çka ul shpenzimin e regjistruar, por jo domosdoshmërisht nevojën për kujdes.

Barnat dhe mbulimi i pjesshëm rëndojnë familjet e varfra

Rreth 73.4% e pagesave direkte të familjeve për shëndetin shkojnë për barna, me një shpenzim mesatar prej 26.3 lekësh për person në ditë. Të siguruarit paguajnë mesatarisht 27.4 lekë, kundrejt 23 lekëve te të pasiguruarit. Banka Botërore e lidh këtë barrë me rimbursimin, pagesat nga xhepi, praktikat e përshkrimit dhe përdorimin e kufizuar të alternativave më të lira.

Mbulimi mbetet i pabarabartë: te familjet më të varfra vetëm 36% e anëtarëve rezultojnë të siguruar, kundrejt 62% te më të pasurat, ndërsa vetëm 23% e familjeve deklarojnë se të gjithë anëtarët janë të mbuluar. Raporti propozon subvencionim në nivel familjeje dhe vendosjen e një tavani vjetor për bashkëpagesat, pas të cilit kostot shtesë do të mbuloheshin nga sistemi publik. Synimi është të shmanget që faturat për barna dhe trajtime të shtyjnë më tej në varfëri familjet me të ardhura të ulëta./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
barnat pagesat Rimbursimet siguruar varfëria xhepi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:04 - Korrik 15, 2026

Komisioni Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi zbatuan 80% të reformave të Planit të Rritjes

06:02 - Korrik 15, 2026

OECD: Turizmi rural po përdoret për të frenuar emigracionin nga zonat e thella

05:57 - Korrik 15, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

gazetar_206:05 - Korrik 15, 20260

Pagesat direkte për shërbimet shëndetësore shtyjnë 5.7% të familjeve të grupit më të varfër nën…

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:04 - Korrik 15, 2026

Komisioni Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi zbatuan 80% të reformave të Planit të Rritjes

06:02 - Korrik 15, 2026

OECD: Turizmi rural po përdoret për të frenuar emigracionin nga zonat e thella

05:57 - Korrik 15, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:05 - Korrik 15, 2026

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

06:04 - Korrik 15, 2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:02 - Korrik 15, 2026

Komisioni Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi zbatuan 80% të reformave të Planit të Rritjes

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

06:05 - Korrik 15, 2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:04 - Korrik 15, 2026

Komisioni Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi zbatuan 80% të reformave të Planit të Rritjes

06:02 - Korrik 15, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter