Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit “Lëkurs” i propozuar nga subjektet “TDT & Partners” sh.p.k dhe “TECHNO-ALB” sh.p.k për fazën 1 të projektit sipas gjurmës së lejes së ndërtimit.
Në fillim të aplikimit, subjekti dorëzoi pranë AIDA-s dokumentacionin e projektit, i cili përfshinte realizimin e një kompleksi të madh turistik, i cili shtrihej në një gjurmë me sipërfaqe prej 67,9 hektarë në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë, thuhet në vendim.
Projekti i investimit strategjik parashikon realizimin e investimit në sektorin e turizmit. Faza e parë e projektit parashikon ndërtimin dy hoteleve me 5*, një zonë rezidenciale dhe një zonë komerciale me sipërfaqe totale prej 15,1 ha. Projekti në pjesën më të madhe të tij përfshin komponentë që i përkasin sektorit së turizmit, si hotel, vilat në funksion të hotelit, ambiente shërbimi, bare e restorante, si dhe shërbime të tjera relaksi e rekreacioni.
Vlera e investimit për projektin e plotë të propozuar parashikohet të jetë 447,100, 000 Euro dhe numri i të punësuarve parashikohet të jetë 150 punonjës.
Në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, është miratuar masa mbështetëse e kryerjes së procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara; masa mbështetëse e asistencës në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit, si dhe e drejta akses në infrastrukturë mbështetëse në bazë të legjislacioneve sektoriale./ekofin.al