Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u shty sërish, ndonëse tashmë ka kaluar afati 30 ditor i përcaktuar nga Kushtetuesja. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi sërish kohë për bisedime me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit.
“Marrëveshje politike nuk kemi ende prandaj për të evituar zgjedhjet e reja ju lus për kohë shtesë”, tha Kurti.
Por ky moment irritoi opozitën. Deputetja dhe nënkryetarja e Aleancës, Time Kadrijaj qëlloi me vezë në drejtim të Albin Kurtit.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari vendosi ndërprerjen e seancës.
