Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

KLSH: Bashkitë Durrës, Shkodër dhe Pogradec nuk siguruan aksesueshmëri për personat me aftësi të kufizuara

07:57 - Dhjetor 22, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit vëren pamjaftueshmërinë e masave për plotësimin e nevojave bazike të personave me aftësi të kufizuara nga bashkitë.

Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2021–2025 parashikon një buxhet total prej 1,466,608,650 lekë (~11.8 milionë euro), i shpërndarë në tetë fusha kryesore të ndërhyrjes (aksesueshmëri, drejtësi, punësim, arsim, shëndetësi, përfshirje sociale, pjesëmarrje dhe politika). Financimi pritet të mbulohet 75% nga buxheti i shtetit, 7% nga donatorët dhe burime të tjera, ndërsa ekziston një hendek financiar prej 18%.

Megjithatë, pavarësisht planifikimit buxhetor, raportimi mbi shpenzimet dhe progresin mbetet i fragmentuar, sepse institucionet nuk kanë linja buxhetore të veçanta për aksesueshmërinë, duke e përfshirë atë në programe të përgjithshme. Kjo e bën të vështirë gjurmimin e fondeve të dedikuara dhe vlerësimin e real të ndikimit të masave për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas raportit të publikuar, subjektet e audituara: Bashkitë Durrës, Shkodër dhe Pogradec nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për ta përshtatur transportin publik rrugor me nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

Në të tria bashkitë evidentohet mungesë interesi nga operatorët ekonomikë për ofrimin e shërbimit, gjë që ka sjellë mbulim të pamjaftueshëm të linjave dhe mospërmbushje të kushteve të licencave. Në Pogradec nuk ofrohet fare transport publik qytetas, por vetëm jashtë qytetit, pa garanci për aksesueshmëri minimale, pasi mungojnë standardet detyruese kombëtare për këtë shërbim.

Në Durrës, ndërhyrjet për aksesueshmëri janë të pjesshme dhe të përqendruara kryesisht në infrastrukturën urbane (rrugë, trotuare, bulevard), jo në mjetet e transportit. Mungojnë sinjalistika zanore në terminal e semaforë, trotuaret jashtë qendrës janë të paarritshme dhe të zëna nga parkimi informal, dhe nuk ka strukturë përgjegjëse në bashki për monitorimin e standardeve.

Në Shkodër, megjithëse ka ndërhyrje urbane me mbështetje donatorësh (rampa dhe akses fizik), ato janë të fragmentuara, të pastandardizuara dhe pa monitorim sistematik. Transporti urban mbetet i paaksesueshëm (pa rampa funksionale, stacione të papërshtatura), mungojnë sinjalet zanore dhe raportimet periodike sipas detyrimeve ligjore.

Ndërhyrjet ekzistuese janë të copëzuara dhe jo pjesë e një strategjie të integruar për aksesueshmëri. Mungesa e planifikimit, strukturave të dedikuara dhe monitorimit të vazhdueshëm bën që bashkitë të mos përmbushin detyrimet ligjore ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Në të tria bashkitë mungon planifikimi i qëndrueshëm, monitorimi sistematik dhe vlerësimi i rezultateve, duke e bërë zbatimin e politikave të aksesueshmërisë të fragmentuar dhe joefektiv.

Bashkitë dhanë leje ndërtimi, por pa menduar aksesueshmërinë për PAK

Bashkitë Shkodër, Durrës dhe Pogradec nuk e kanë përfshirë aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuara si kriter detyrues në miratimin e lejeve të ndërtimit, në kundërshtim me kërkesat e kuadrit ligjor.

Nga auditimi i lejeve të ndërtimit të dhëna pas miratimit të PKPAK, për objekte publike, infrastrukturë publike dhe njësi mbi 250 m², rezultoi se asnjëra bashki nuk e ka trajtuar aksesueshmërinë si kusht formal për dhënien e lejes.

Në Shkodër (7 leje), parashikimet për aksesueshmëri u evidentuan vetëm në investimet e bashkisë në rrugë dhe shkolla, por në formë të pjesshme, të kufizuar kryesisht në rampa dhe tualete, pa sinjalistikë për kategori të tjera PAK.

Në Durrës (10 leje), u konstatuan mangësi edhe më të theksuara, pasi edhe në projektet e vetë bashkisë nuk ishte parashikuar shprehimisht aksesueshmëria për PAK.

Në Pogradec (8 leje), nuk u gjetën parashikime për aksesueshmëri në projektet e audituara. Edhe pse ekziston një plan trevjeçar për PAK, ai nuk është reflektuar në investime konkrete apo në monitorim.

Aksesueshmëria për PAK nuk zbatohet si standard në procesin e lejeve të ndërtimit, ndërsa masat e ndërmarra mbeten të kufizuara, të paunifikuara dhe pa ndikim real në infrastrukturë.

Ankesat

Sipas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të dhënat nga Raportet Vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi tregojnë një rritje të vazhdueshme të rasteve të trajtuara për mungesë aksesueshmërie dhe diskriminim ndaj PAK: 38 vendime në 2021, 40 në 2022, 61 në 2023 dhe 74 në 2024. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre vendimeve ka të bëjë me mungesën e aksesit në institucione shtetërore dhe private, përfshirë ambiente si: zyrat e Postës Shqiptare, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOB), rrugë e trotuare, institucione arsimore dhe kulturore, bashkitë, Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, banka, institucione fetare dhe struktura të tjera ku qytetarëve u ofrohen të mira dhe shërbime publike.

Këto shifra nxjerrin në pah një mospërputhje të fortë mes raportimit të institucioneve qeveritare dhe gjetjeve të institucionit të pavarur, duke evidentuar probleme strukturore: mungesën e mekanizmave funksionalë për trajtimin e ankesave në ministrinë përgjegjëse, mungesën e kanaleve të qarta dhe të promovuara për raportim, si dhe mungesën e analizës sistematike të trendeve dhe reagimit politik ndaj problematikave të konstatuara./ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
aksesi bashkitë durrës personat me aftësi të kufizuara pogradec shkodër
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter