Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Manifaktura ka nevojë për Evropën, por sot më shumë se kurrë Evropa ka nevojë për Manifakturën Shqiptare

08:13 - Korrik 24, 2026

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Këshilli bashkiak i Tiranës miraton propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt

18:44 - Shtator 23, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot propozimin për shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Në mbledhjen e sotme këshilli bashkiak votoi me 50 vota pro miratimit të propozimit për shkarkimin nga detyra të Veliajt.

Kërkesa për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj u depozitua nga anëtarët socialistë të këshillit bashkiak, bazuar në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.

Mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës, e cila kishte si pikë të vetme të rendit të ditës shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj u shoqërua me debate dhe qëndrime të ndryshme mes këshilltarëve.

Anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak u shprehën se nuk duhej marrë ky vendim pa u dëgjuar më parë vetë kryebashkiaku Veliaj.

Në fjalën e saj hapëse, kryetarja e këshillit bashkiak, Megi Fino, tha se vendimi i sotëm imponohet nga nevoja urgjente e qytetit për të pasur një drejtues.

Duke e vlerësuar punën e Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës, Fino tha se “nuk është rastësore që qytetarët e Tiranës i kanë rinovuar besimin tre herë. Por tani është momenti për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës duke kryer detyrimin politik dhe moral”.

Këshilltari i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, tha se “vendimi për shkarkim nuk është një gjyq ndaj kryebashkiakut, por një domosdoshmëri për shkak të interesit qytetar. Detyra jonë është të flasim për interesin qytetar, detyra jonë si të zgjedhur është të ngremë shqetësimin kur punët nuk shkojnë siç duhet”.

Këshilltari bashkiak i opozitës, Genc Gjokutaj, tha se “votimi jonë pro është i njëjtë në formë me votimin tuaj, por ndryshon katërcipërisht në përmbajtje: ju doni ta shkarkoni Veliajn se zbatoni urdhra politikë, ndërsa vota jonë pro është për interesin e qytetarëve”.

Vendimi i sotëm për shkarkimin e Veliajt, i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Ky vendim i marrë sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës i kalon Prefektit dhe ky i fundit ja dërgon Këshillit të Ministrave, i cili vendos shkarkimin përfundimtar të Veliajt dhe më pas vihet në lëvizje KQZ për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohëshme.

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të bashkisë Tiranë./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
erion veliaj Këshilli Bashkiak kqz ogerta manastirliu shkarkimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

Spitali i Durrësit kapet me shkelje në procedurat e prokurimit

12:33 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

Manifaktura ka nevojë për Evropën, por sot më shumë se kurrë Evropa ka nevojë për Manifakturën Shqiptare

08:13 - Korrik 24, 2026

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter