Kategoria: Green

Nga Mirilda Tili  Nga Karavastaja në Shkodër, nga Korça në Vlorë, Shqipëria po përgatitet për transformim në sektorin energjetik nëpërmjet “trëndafilave të erës”. Pas dekadash varësie pothuajse totale nga hidrocentralet, vendi po kthen sytë nga energjia e erës. Interesi i investitorëve po rritet, zonat me potencial janë identifikuar dhe dhjetëra projekte janë në proces, por

Elbasani është bërë një nga dy qytetet e para në Ballkanin Perëndimor që kanë marrë etiketën e Misionit të Bashkimit Evropian për Qytete Klimatikisht Neutrale dhe Inteligjente, duke hapur rrugën për financime të specializuara evropiane dhe investime private në projekte të gjelbra. Sipas një raporti të fundit mbi Transportin Urban të Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor,

Bizneset shqiptare që prodhojnë mallra të gjelbra dhe shërbime miqësore me mjedisin nuk mund t’i promovojnë ato përmes një sistemi funksional kombëtar të etiketave ekologjike, duke dobësuar mundësinë e tyre për t’u dalluar në tregun vendas dhe në atë evropian. Sipas raportit të OECD -së “”Indeksi i Politikave për NVM-të në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Shqipëria paraqitet në një pozicion të dyfishtë në hartën rajonale të teknologjive të avancuara dhe prodhimit të gjelbër. Në teknologjitë e avancuara, si inteligjenca artificiale, robotika, sensorët dhe sistemet e avancuara digjitale, vendi mbetet ende në fazë të hershme. Por në prodhimin e gjelbër, i lidhur me energjinë e rinovueshme, ekonominë qarkulluese dhe përdorimin më

Rritja e turizmit po e vendos gjithnjë e më shumë mjedisin përballë presionit të përdorimit intensiv të zonave natyrore, prodhimit të mbetjeve dhe nevojës për më shumë monitorim. Por ndërsa Shqipëria po frekuentohet më shumë, fondet publike për mjedisin nuk u realizuan plotësisht gjatë vitit 2025. Të dhënat e buxhetit faktik tregojnë se buxheti fillestar

Sa makina elektrike ka? Ku lëvizin më shumë? Sa kushtojnë, sa larg mund të shkojnë dhe a është më lirë të përdorësh energji elektrike apo karburant? DW u përgjigjet këtyre pyetjeve. Tregu global i makinave elektrike po rritet shumë më shpejt se sa pritej. Në vitin 2019, vetëm një në 100 makina të shitura ishte elektrike,

Shqipëria ka ende hapësirë të madhe për të kthyer mbetjet bujqësore në burim ekonomik, përmes bioenergjisë, materialeve të riciklueshme dhe produkteve të reja për industrinë. Raporti i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal “Për potencialin e teknologjive të avancuara dhe të gjelbra në Ballkanin Perëndimor” vlerëson se ekonomia qarkulluese mund të jetë një nga fushat ku Shqipëria

Një nga atraksionet më të veçanta natyrore pranë Tiranës, Gryka e Skoranës, e njohur ndryshe si Kanioni i Erzenit, po përballet me një degradim të rëndë që rrezikon ta nxjerrë përfundimisht jashtë hartës turistike dhe natyrore të kryeqytetit. Alarmi është ngritur nga eksploratori dhe fotografi i njohur, Fation Plaku, i cili publikoi në rrjetet sociale

Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta të mbulimit me pyje në Ballkan. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, të përpunuara nga Visual Capitalist, pyjet mbulojnë vetëm 29% të territorit të Shqipërisë, duke e vendosur vendin poshtë shumicës së vendeve të rajonit dhe dukshëm larg vendeve më të pyllëzuara të Evropës. Në krahasim me