Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026 Green
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Mirilda Tili 

Nga Karavastaja në Shkodër, nga Korça në Vlorë, Shqipëria po përgatitet për transformim në sektorin energjetik nëpërmjet “trëndafilave të erës”. Pas dekadash varësie pothuajse totale nga hidrocentralet, vendi po kthen sytë nga energjia e erës. Interesi i investitorëve po rritet, zonat me potencial janë identifikuar dhe dhjetëra projekte janë në proces, por ende nuk ka asnjë park eolik aktiv në territorin shqiptar.

Nëse për energjinë diellore Shqipëria tashmë ka hyrë në një fazë të avancuar zhvillimi, energjia e erës mbetet ende një potencial i pashfrytëzuar. Megjithatë, të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) të siguruara nga ekofin.al tregojnë se sektori po hyn gradualisht në fazën e konkretizimit.

Aktualisht janë regjistruar rreth 70 aplikime për zhvillimin e projekteve eolike në vend, ndërsa 7 kontrata janë lidhur me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndodhen në faza të ndryshme procedurash.

“Trëndafilat e erës”, harta që po orienton investimet

Për të kuptuar potencialin real të vendit, AKBN ka realizuar analiza klimatike të bazuara në vrojtimet e 22 stacioneve meteorologjike të shpërndara në të gjithë territorin.

Studimi ka analizuar shpërndarjen e shpejtësisë së erës sipas drejtimeve, luhatjet ditore dhe vjetore, si dhe frekuencën e saj në zona të ndryshme. Pikërisht nga këto matje janë krijuar të ashtuquajturit “trëndafila të erës”, grafikë që tregojnë drejtimin dhe intensitetin dominues të erërave dhe që përdoren si bazë për identifikimin e zonave më të përshtatshme për investime.

Sipas analizave, në zonat bregdetare dominojnë erërat perëndimore, ndërsa drejtimi i tyre ndryshon gradualisht në brendësi të territorit. Shpejtësia mesatare vjetore e erës luhatet nga 0.8 deri në 6.6 metra për sekondë, nivele që në disa rajone konsiderohen të favorshme për prodhimin e energjisë elektrike.

Ku ndodhen zonat me potencialin më të lartë?

Bazuar në të dhënat e mbledhura deri tani, rajonet më premtuese për zhvillimin e energjisë eolike shtrihen kryesisht në zonat bregdetare dhe kodrinore të vendit.

Mes tyre përfshihen, Shkodra, Kukësi, Lezha, Durrësi, Kavaja, Fieri, Karavastaja, Vlora, Saranda, Korça, Tepelena.

Këto zona paraqesin kombinimin më të mirë të shpejtësisë së erës, relievit dhe mundësive për lidhje me rrjetin energjetik.

Në veçanti, rajoni i Fierit po shfaqet si një nga qendrat më të rëndësishme të investimeve të ardhshme, pasi krahas zhvillimit të impianteve fotovoltaike po tërheq edhe projektet e para të energjisë së erës.

Fieri dhe Puka, pionierët e parë të energjisë së erës

Kontratat e para të lidhura me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë projekte me kapacitete relativisht të vogla, deri në 3 MW, me synimin për të krijuar eksperiencat e para në këtë sektor.

Në zonën e Semanit, në fshatin Grykë të bashkisë Fier, janë planifikuar tre parqe eolike me kapacitet prej 3 MW secili.

Ndërkohë, në zonën e Kçirës në bashkinë Pukë është parashikuar një park me kapacitet 2 MW, ndërsa një tjetër me kapacitet 3 MW në Sheq Marinas të Fierit.

Edhe pse kapacitetet janë modeste krahasuar me standardet ndërkombëtare, këto projekte konsiderohen si hapi i parë konkret drejt futjes së energjisë së erës në sistemin energjetik shqiptar.

Po vijnë projektet e mëdha

Përtej projekteve pilot, në tryezën e institucioneve ndodhen pesë projekte të tjera qw kanë kaluar oponencën teknike në AKBN dhe presin miratimin përfundimtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ato janë planifikuar në bashkitë Korçë, Pogradec dhe Vau i Dejës, me kapacitete që variojnë nga 17 MW deri në më shumë se 131 MW.

Përtej pwërpjekieve për diversifikimin e burimeve të energjisë, ende rreth 95% e prodhimit vendas të energjisë elektrike vjen nga burimet hidrike, duke e bërë sistemin energjetik shumë të ndjeshëm ndaj thatësirave dhe ndryshimeve klimatike.

Vitet me reshje të pakta kanë treguar se kjo varësi mund të shndërrohet në një problem serioz ekonomik, pasi vendi detyrohet të importojë energji me kosto të larta në tregjet ndërkombëtare.

Pikërisht këtu hyn në lojë energjia e erës.

Sipas AKBN-së, zhvillimi i parqeve eolike do të kontribuonte në diversifikimin e burimeve energjetike, rritjen e sigurisë së furnizimit dhe uljen e ekspozimit të Shqipërisë ndaj krizave energjetike.

Analizat teknike të kryera deri tani e konsiderojnë erën një burim energjie efektiv dhe teknikisht të realizueshëm për vendin.

Çfarë po e pengon zhvillimin?

Megjithëse potenciali ekziston dhe interesi është i lartë, sektori përballet ende me disa sfida.

Sipas AKBN-së, ndër më kryesoret janë: kohëzgjatja e procedurave administrative; sigurimi i financimit nga investitorët; kostot më të larta krahasuar me teknologjitë e tjera të energjisë së rinovueshme; përmbushja e standardeve teknike dhe mjedisore.

Ndërtimi i një parku eolik kërkon investime të konsiderueshme, studime të gjata mbi erën, analiza mjedisore dhe garantimin e lidhjes me rrjetin energjetik.

Kjo e bën procesin më kompleks se ndërtimi i impianteve fotovoltaike.

Objektivi: turbinat e para para vitit 2030

Institucionet shqiptare kanë përfshirë zhvillimin e energjisë së erës në Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, i cili parashikon rritjen graduale të peshës së burimeve të rinovueshme jo-hidrike në miksin energjetik.

Sipas informacioneve të vëna në dispozicion nga AKBN-ia, projektet e para të mëdha pritet të hyjnë në fazë konkrete zbatimi pas përfundimit të studimeve të detajuara dhe procedurave të miratimit.

Pas marrjes së autorizimeve përfundimtare, investitorët kanë afate që variojnë nga dy deri në katër vjet për ndërtimin e veprave dhe nisjen e prodhimit.

Nëse procedurat ecin sipas planit, dekada që po vjen mund të shënojë hyrjen e Shqipërisë në epokën e energjisë eolike.

Deri atëherë, “trëndafilat e erës” mbeten hartat që po udhëheqin një sektor të ri energjetik, i cili premton të ulë varësinë nga reshjet, të rrisë sigurinë energjetike dhe të hapë një kapitull të ri në tranzicionin e gjelbër të vendit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
energjia eolike era prodhimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

gazetar_206:01 - Korrik 23, 20260

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët,…

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

05:59 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter