Kategoria: Green

Perceptimi i problemeve mjedisore është përkeqësuar ndjeshëm në Shqipëri gjatë një viti, me rritje të forta të shqetësimit për ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Sipas Balkan Barometer 2025 të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) 55% e shqiptarëve përmendin ndotjen e ajrit si problem në komunitetin e tyre, nga 42% në 2024, ndërsa shqetësimi për

Shqipëria krijon vetëm rreth 26.3% të vlerës ekonomike që gjeneron mesatarisht Bashkimi Evropian nga çdo njësi uji të marrë, duke treguar se përdorimi ekonomik i burimeve ujore mbetet një nga dobësitë e tranzicionit të gjelbër të vendit. Megjithëse rezultati është përmirësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, hendeku me BE-në mbetet i madh, sipas Raportit të

Shqipëria është mes vetëm pesë vendeve në botë ku 100% e energjisë elektrike të prodhuar në rrjet vjen nga burime të rinovueshme, por kjo nuk e bën vendin të vetë-mjaftueshëm: prodhimi  vendas mbuloi vetëm rreth 89% të kërkesës për energji në vitin 2025. Diferenca tregon dobësinë kryesore të sistemit shqiptar – varësinë e lartë nga

Tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshojë vetëm mënyrën se si prodhohet energjia, por edhe profesionet dhe aftësitë që kërkon sektori. Krahas elektricistëve, teknikëve dhe inxhinierëve tradicionalë, kompanive do t’u duhen gjithnjë e më shumë njohuri në inteligjencën artificiale, shkencën e të dhënave, sigurinë kibernetike, automatizimin dhe mekatronikën, sipas Studimit të Këshillit Rajonal

Gratë përbëjnë vetëm 27% të të punësuarve në sektorin e furnizimit me energji elektrike dhe gaz në Shqipëri, ndonëse në institucionet publike që drejtojnë dhe rregullojnë sektorin raporti gjinor përmbyset: ato janë 63% e punonjësve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe 68% e stafit të Entit Rregullator të Energjisë. Kontrasti, i evidentuar në analizën

Shqipëria ka ulur me 11% emetimet e metanit nga tre sektorët kryesorë ndërmjet viteve 1990 dhe 2022, por pas kësaj shifre fshihen zhvillime krejt të kundërta. Ndërsa emetimet nga bujqësia dhe burimet fosile kanë rënë ndjeshëm, metani që vjen nga mbetjet është pothuajse dyfishuar, nga 15.84 mijë tonë në 1990 në 30.15 mijë tonë në

Shqipëria është përjashtim në Ballkanin Perëndimor për varësinë nga qymyri: 91% e kapacitetit të instaluar energjetik në vitin 2023 ishte hidroenergji, ndërsa shumica e vendeve të tjera të rajonit mbështeten ende në masë të madhe te termocentralet me qymyr. Megjithatë, largimi nga qymyri nuk e ka eliminuar varësinë energjetike të vendit; ajo është zhvendosur te

Enti Rregullator i Energjisë ka mbyllur fazën kalimtare për regjistrimin e impianteve të depozitimit të energjisë elektrike. Afati ishte pjesë e zbatimit të kuadrit të ri të krijuar nga Ligji nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, i cili sjell për herë të parë një kuadër të posaçëm për këtë aktivitet në tregun shqiptar. Në