Kategoria: Ekonomi

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërise, të ardhurat e turizmit për vitin 2025 kapën një rekord te ri duke u regjistrua pranë vlerës 5.72 miliardë euro, ndërkohë shqiptarët shpenzuan jashtë për udhëtime rreth 3.04 miliardë euro. Shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në 5.72 miliardë euro gjatë vitit 2025, niveli më i lartë

Remitancat nga emigrantët shqiptarë arritën në 1.12 miliardë euro gjatë vitit 2025, niveli më i lartë i regjistruar deri tani në serinë e bilancit të pagesave. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, krahasuar me vitin 2024, kur hyrjet ishin 1.04 miliardë euro, rritja është me 73.69 milionë euro, ose 7.1%. Megjithatë, ritmi i zgjerimit

Investimet e huaja direkte në Shqipëri vijojnë të konfirmojnë zhvendosjen strukturore drejt sektorëve jo-prodhues, ku pasuritë e paluajtshme dominojnë qartësisht portofolin e investimeve për vitin 2025, duke rritur ndjeshëm peshën e tyre në total. Sipas të dhënave të BSH, fluksi total i investimeve direkte (ID-detyrime) arriti në rreth 1.63 miliardë euro në 2025, nga 1.58

Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë vijuar trendin rritës edhe gjatë vitit 2025, duke arritur në rreth 1.63 miliardë euro, nga 1.58 miliardë euro në vitin 2024. Kjo përkthehet në një rritje prej rreth 3.2% në terma vjetorë, duke konfirmuar një tjetër vit rekord për hyrjet e kapitalit të huaj në ekonomi dhe duke

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë nesër një akt normativ që parashikon uljen e përkohshme të akcizës për benzinën dhe naftën, si përgjigje ndaj rritjes së fortë të çmimeve ndërkombëtare, të reflektuara në tregun vendas. Sipas Financave, ndërhyrja në ligjin për akcizat synon të mbrojë konsumatorët dhe bizneset nga efektet e drejtpërdrejta të krizës së

Dokumenti i Politikave Prioritare 2027-2029 parashikon një paketë prej 6 reformash që synojnë jo vetëm integrimin me tregun evropian të energjisë, por edhe ndërtimin e një sistemi më konkurrues, të qëndrueshëm dhe socialisht të balancuar. Strategjia synon harmonizimin e plotë me paketën energjetike të Bashkimit Evropian, që përfshin krijimin e tregut të energjisë “brenda ditës”

Shqipëria po mirëpret për herë të parë zhvillimin e takimeve të Grupeve të Punës të Shoqatës Evropiane të Regjistrave të Biznesit (EBRA), një aktivitet i rëndësishëm evropian që mbledh ekspertë dhe drejtues të regjistrave të biznesit nga e gjithë Evropa. Takimet zhvillohen në datat 24–25 mars në Tiranë dhe organizohen nga Qendra Kombëtare e Biznesit

Aktiviteti i akomodimit përmes platformave online vijon të zgjerohet me ritme të shpejta në Shqipëri, duke u kthyer në një burim të rëndësishëm të ardhurash për individët dhe bizneset, por edhe në fokus të shtuar të Administratës Tatimore. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–dhjetor 2024, në total 8,472 individë dhe subjekte kanë realizuar shitje

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj analitik të publikuar më 23 Mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”. Ky vlerësim pasqyron besimin e vazhdueshëm të agjencisë në stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë. S&P vlerëson se