Kategoria: Biznes
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) përmbylli Forumin e Biznesit Japoni–Shqipëri, i zhvilluar në ambientet e Japan Bank for International Cooperation (JBIC) në Tokio, duke shënuar një tjetër hap konkret në përpjekjet për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me tregjet aziatike. Forumi u organizua nga Japan Institute for
Bllokimi i akseve rrugore që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit po reflektohet drejtpërdrejt në ekonomi, duke prekur bizneset që operojnë në furnizimin dhe shkëmbimin e mallrave me pjesën tjetër të vendit. Tregtarët theksojnë që koha e transportit është rritur ndjeshëm për shkak të devijimeve dhe kufizimeve në qarkullim. Si pasojë, janë shfaqur vonesa
Prania në rritje e punëtorëve të huaj dhe komunitetit të pensionistëve italianë po ndryshon jetën ekonomike dhe sociale në qytetin bregdetar, mes mungesës së fuqisë punëtore vendase dhe pasigurive për taksimin. Dexter Mendoza, një 30-vjeçar filipinas, punon prej disa muajsh në një nga hotelet e bregdetit të Durrësit. Ka zënë vend si ndihmës kuzhinier dhe
Airbnb ka njoftuar se po e lançon globalisht funksionin e saj “Rezervo tani, paguaj më vonë”, i cili u mundëson përdoruesve të sigurojnë një akomodim pa bërë pagesë të menjëhershme. Ky opsion u jep udhëtarëve më shumë fleksibilitet, pasi mund të anulojnë rezervimin në rast se ndryshojnë planet, pa humbur para paraprakisht. Fillimisht, ky funksion
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hapur një procedurë të klasifikuar prokurimi për sigurimin e një shërbimi satelitor për rrjetin e saj datacom, një projekt që konsiderohet pjesë e fushës së mbrojtjes dhe sigurisë dhe që do të zhvillohet në nivelin “Sekret”. Procedura shënon nisjen e një procesi që synon përforcimin e infrastrukturës
Kompania izraelite H.A.P.I. Advanced Technologies ndodhet në fazën përgatitore të planifikimit për zhvillimin e një objekti kompjuterik për ruajtjen e të dhënave në Zonën e Zhvillimit Teknologjik dhe Ekonomik (TEDA) të Tiranës, bëri të ditur të martën administrata e TEDA për SeeNews. “Investimi pritet të zhvillohet me faza, në përputhje me studimet teknike, kapacitetet energjetike
Nga sherebela, trumza, dëllinja, çaji, rigoni e deri tek boronica e trëndafili i egër. Eksportet e bimëve mjekësore dhe aromatike gjatë vitit 2025 u rritën në raport me vitin paraardhës. Shifrat e siguruara pranë Institutit të Statistikave tregojnë se përgjatë vitit që lamë pas janë eksportuar drejt tregjeve globale më shumë se 12 mijë tonë
Poshtë Qytetit Studenti, jo shumë larg Parkut të Madh të Liqenit Artificial, ndodhet një nga zonat më të lakmuara të Tiranës. Për dekada ajo ka qenë ndër hapësirat e vilave dhe rezidencave më të kërkuara në kryeqytet. Një kompleks banesash i ndërtuar gjatë diktaturës për diplomatët e Gjermanisë Lindore u kthye në pikë referimi aq
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka rikujtuar të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e autoriparimit (autoservise) se aktiviteti i tyre duhet të jetë plotësisht në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, me qëllim garantimin e sigurisë teknike të mjeteve rrugore dhe shmangien e masave administrative. Sipas njoftimit zyrtar, ushtrimi i veprimtarisë
“Paketa e maleve”, një nisëm e qeverisë e prezantuar në fillim të vitit të kaluar që synon të tërheqë investime të shqiptarëve të diasporës në pronat e tyre, tashmë numëron 200 aplikime. Ministri i pushtetit lokal, Ervin Demo, në një intervistë për gazetaren Rajmonda Lajthia tha se me këto ritme, deri në fund të vitit