Kategoria: Aktualitet

Familjet shqiptare mbështeten kryesisht te energjia elektrike, burimet e rinovueshme dhe produktet e naftës, sidomos për ngrohje dhe gatim. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, në krahasim me Bashkimin Evropian, ku ngrohja e banesës zë 61,5% të konsumit final të energjisë në familje, në Shqipëri kjo peshë është më e ulët, me 42,7%.

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Pas 14 vitesh zbatimi, një nga aktet themelore që rregullon veprimtarinë e administratës shtetërore ndryshohet me synim modernizimin e organizimit dhe rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike, në funksion të afrimit me standardet më të mira evropiane.

Shqipëria mikpriti për herë të parë Konferencën e Kartës Rinore, me mbi 100 përfaqësues nga 30 vende të ndryshme evropiane. Për ministrin Blendi Gonxhja, kjo ngjarje përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për rolin gjithnjë e më aktiv të vendit tonë në nxitjen e politikave dhe iniciativave europiane në mbështetje të të rinjve. Në këtë kuadër,

Një delegacion i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO), i drejtuar nga Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, zhvilloi më 9-10 qershor 2026 një vizitë pune në Paris, Francë, në kuadër të projektit të Këshillit të Europës “Forcimi i Rezistencës së Sektorit Publik ndaj

Shqipëria vijon të përballet me një nga format më të ndjeshme të emigracionit: largimin e profesionistëve. Raporti i European Training Foundation “Aftësitë dhe migracioni në tregjet e punës në ndryshim” e trajton këtë fenomen jo vetëm si “ikjen e trurit”, por edhe si një mundësi të kushtëzuar për “kthimin e trurit”, nëse vendi arrin të

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ekziston një leje ndërtimi për projektin e përfolur të Zvërnecit dhe se aktualisht bëhet fjalë për një proces të nisur nga një kompani private, e cila ka shprehur interes dhe është në komunikim me autoritetet përkatëse. Gjatë një konference për shtyp me gazetarë nga vende të Bashkimit Europian,

Kryeministri Edi Rama informoi sot se 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen, shifër kjo që po orienton të rinjtë gjithnjë e më shumë tek arsimi profesional. Gjatë punimeve të Konferencës së 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Rama theksoi se bilanci i kësaj reforme është shumë domethënës dhe inkurajues. “Kjo është një

Tre emigrantë shqiptarë janë bërë pronarët e rinj të një prej ndërtesave më të njohura historike në qendër të Waterbury-t, në shtetin Connecticut të SHBA-së, duke e blerë ndërtesën “Neil O’Leary Building” për 4.1 milionë dollarë. Gezim Kulla, Albana Lame dhe Sali Barolli kanë marrë në pronësi ndërtesën gjashtëkatëshe në adresën 36 North Main Street,

Koncertet, festivalet, ekspozitat, shfaqjet artistike, xhirimet filmike apo aktivitetet edukative që zhvillohen në monumente kulture, qendra historike, parqe arkeologjike dhe zona të tjera të mbrojtura do t’i nënshtrohen tashmë një procedure të unifikuar miratimi nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Në Fletoren Zyrtare është botuar Udhëzimi nr. 3, datë 21 maj 2026, i firmosur

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë kanë krijuar një paradoks të njohur: numrat sugjerojnë mundësi për formimin e institucioneve, por realiteti politik paralajmëron një tjetër ngërç të mundshëm. Ndërsa në letër ekzistojnë kombinime të mjaftueshme për një shumicë qeverisëse, në praktikë, polarizimi i thellë ndërmjet partive e vë në