Kategoria: Aktualitet
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka njoftuar një tjetër goditje ndaj piraterisë online, duke bërë të ditur se platforma e paligjshme “shqiperia.dev”, e cila ritransmetonte pa autorizim përmbajtje të operatorëve të licencuar në Shqipëri, është bërë e paarritshme. Lajmi është bërë publik nga drejtoresha e AMA-s, Armela Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas
Një në tre nxënës të arsimit bazë është larguar nga bankat e shkollës gjatë dhjetë viteve të fundit, ndërsa në arsimin e mesëm numri i tyre është përgjysmuar. Kjo është panorama që paraqet raporti më i fundit i organizatës “Qëndresa Qytetare”, i hartuar mbi bazën e të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe
Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka përjashtuar për gjashtë muaj kompaninë “BONUS” sh.p.k. nga e drejta për të fituar kontrata publike, pas një procedimi administrativ të lidhur me një tender të zhvilluar nga Bashkia Kamëz. Sipas vendimit nr. 31, datë 9 korrik 2026, procedimi ndaj operatorit ekonomik nisi për mënyrën e kualifikimit në procedurën e
Shqipëria vijon të konfirmojë pozicionin e saj si një nga tregjet me rritjen më të shpejtë të transportit ajror në Evropë. Sipas raportit më të fundit të ACI Europe për muajin maj 2026, Aeroporti i Rinasit regjistroi një rritje prej 26% të numrit të pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,
Qeveria ka miratuar rregulla të reja për markimin, identifikimin dhe gjurmimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, duke vendosur një sistem kontrolli që do të mbulojë të gjithë ciklin e tyre, nga prodhimi dhe magazinimi deri te transporti, përdorimi dhe asgjësimi. Vendimi synon të parandalojë përdorimin e paautorizuar ose të paligjshëm të produkteve ushtarake,
Punonjësit me gradë të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin do të përfitojnë pagesa shtesë për punën gjatë natës, në fundjavë dhe në ditët e festave zyrtare, ndërsa përcaktohen edhe rregulla të reja për kompensimin e orëve shtesë. Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin e vitit 2019 për kriteret, masën e përfitimit dhe llojet
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka mbrojtur organizimin e koncertit të Kanye West, që do të mbahet më 11 korrik në Tiranë, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk duhen parë vetëm si aktivitete artistike, por si investime me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, turizëm dhe imazhin ndërkombëtar të vendit. Sipas Gonxhjes,
Sektori i përpunimit të qumështit në Shqipëri shënoi një përmirësim gjatë vitit 2025, me rritje të sasisë së qumështit të grumbulluar nga subjektet e grumbullimit dhe përpunimit. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në total u grumbulluan rreth 101 mijë tonë qumësht, ose 6.9% më shumë krahasuar me vitin 2024, një zhvillim që
Korporata e Investimeve Shqiptare ka rihapur garën për përzgjedhjen e partnerit privat që do të projektojë dhe zhvillojë “Korpusin e Institucioneve të Pavarura”, së bashku me një objekt multifunksional, klinikë mjekësore dhe palestër sportive komunitare në Tiranë. Procedura e re është shpallur më 9 korrik 2026, vetëm pak ditë pasi Korporata anuloi garën e mëparshme
Shqipëria është një nga nëntë vendet që i janë bashkuar nismës për krijimin e një banke të re ndërkombëtare, e dedikuar financimit të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë. Lajmi është publikuar nga Euronews, i cili analizon një projekt që synon të mbështesë financiarisht investimet ushtarake të vendeve aleate, në një kohë kur Europa po përballet